Skip to content
Bota

Operacion i Europol/ Mashtrim me miliona euro, 105 të arrestuar, mes tyre dhe shqiptarë

· 2 min lexim

Shkatërrohet grupi kriminal ndërkombëtar, i përfshirë në mashtrim dhe pastrim parash. More se 50 institucione financiare amerikane u bënë viktima të rrjetit kriminal, duke humbur mbi 12 milionë euro.

Organizata krimianle u formua kryesisht nga shtetas grekë, të cilët krijuan një kompani guaskë në Shtetet e Bashkuara  duke hapur llogari të rreme bankare për këto kompani.

Operacioni përfshiu shërbime policore nga Austria, Danimarka, Greqia si dhe departamenti i Drejtësisë në SHBA e Rrjeti i Zbatimit të Krimeve Financiare të SHBA.

Për ta lehtësuar operacionin, Europol ngriti një qendër koordinimi në selinë e saj me përdorimin e një postë komanduese virtuale për të mundësuar oficerët e ndërlidhjes nga vendet e përfshira, ekspertët e Europol dhe një përfaqësues nga Eurojust për të koordinuar aktivitetet operacionale.

Ata gjithashtu vendosën një analist në Greqi për të siguruar mbështetje analitike në kohë reale për hetuesit në terren.

Sa i përket rezultateve të operacionit, më 6 tetor forcat ligjzbatuese kryen më shumë se 40 bastisje shtëpish, arrestuan 37 të dyshuar (2 në Austri, 11 në Greqi, 23 në Spanjë dhe 1 në Mbretërinë e Bashkuar) dhe sekuestruan 13 makina luksoze.

Results e operacionit:

105 të dyshuar të arrestuar

88 shtëpi të kontrolluara

87 llogari me më shumë se 1.3 milion € të ngrira

406 000 euro cash të sekuestruara

14 automjete luksi të sekuestruara 19 urdhër-arrestetë ekzekutuar.