Skip to content
Të Gjitha

Oligarku Mane hesht edhe opozitën, Basha dhe Berisha nuk e përmendin në darkën e Dubait! (DEKLARATAT)

· 2 min lexim

Ndërkohë që darka në Dubai u përfol shumë, për shkak të luksit të shfrenuar të qeveritarëve së bashku me oligarkun Samir Mane, si dhe mos pasjen e informacionit transparent se për çfarë arsye reale zbarkoi delegacioni qeveritar së bashku me oligarkun Mane, kreu i opozitës, kryedemokrati Lulzim Basha si dhe lideri historik i demokratëve Sali Berisha tentuan ta zbehnin pjesëmarrjen e Samir Manes në atë darkë, duke sulmuar vetëm ministrat e Ramës.

Përse duhet të bënin të tilla makinacione dy krerët e PD-së? A mos vallë edhe ata janë të kapur nga oligarku Samir Mane?

A mos vallë Mane u ka “mbyllur gojën” me paratë që ai financon strukturat e kësaj partie, apo Basha dhe Berisha projektojnë një mbështetës të tyre në të ardhmen te oligarku Mane, kur PD të vijë në pushtet?

Ish-kryeministri Berisha, e tregoi fare qartë se gjasat për të qenë vegël e oligarkut Mane nuk janë vetëm aludime. Në postimin e videos së darkës në Dubai, në rrjetin e tij social Facebook, Berisha kishte edituar “rastësisht” 2 sekondat e para të videos, ku shfaqej fytyra e Samir Manes.

Po ashtu në reagimin e tij kinse “të revoltuar”, Lulzim Basha nuk e përmendi fare oligarkun Mane, por sulmoi politikisht vetëm ministrat e qeverisë Rama!

Fotoja e darkës në Dubai sipas Bashës është shkrepur në një kohë që vendi dhe qindra vetë në Shkodër e Lezhë më së shumti vujanë sërish nga përmbytjet.

Sipas tij, ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj.

Reagimi i plotë i Bashës:

“Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj”, ka shkruar Basha. /Gazetareforma.com/