Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

OKB konfirmon 8,500 civilë të vdekur në Ukrainë që nga fillimi i luftës

17:13 11/04/2023
Reading Time: 2 min lexim

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të martën se 8,500 civilë janë vrarë në Ukrainë, që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë në këtë vend. Por shifra mendohet të jetë shumë më e lartë.

Në një deklaratë të zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, thuhej gjithashtu se më shumë se 14,000 civilë të tjerë janë plagosur.

Sipas agjencisë shifrat besohet të jenë dukshëm më të larta dhe pengesë është bërë marrja e informacionit nga disa zona ku konflikti vazhdon të jetë intensiv. Në njoftim përmendeshin qytete si Mariupoli në rajonin e Donjeckut, Lysychansk, Popasna dhe Sievierodonetsk në rajonin e Luhanskut, ku ka pretendime për një numër të madh viktimash në mesin e civilëve.

Sipas OKB-së, në nëntë ditët e para të muajit prill u konfirmuan 44 civilë të vrarë. Të gjitha rastet, përjashtuar njërin, ishin si pasojë e lëndëve shpërthyese me rreze të gjerë veprimi.

Moska dhe Kievi shkëmbejnë të burgosur

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer së fundmi më shumë se 200 ushtarë të kapur rob. Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur të hënën se kishte marrë 106 ushtarë të saj, ndërsa Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se Rusia kishte liruar 100 të burgosur ukrainas.

Në asnjërin prej njoftimeve nuk jepeshin detaje se si ishte kryer shkëmbimi i të burgosurve. Zoti Yermak shkruante në rrjetin social Telegram se disa nga ushtarët ukrainas vuanin nga plagë e sëmundje të rënda. Ai shtonte se shkëmbimi i fundit i të burgosurve, pas 14 muajsh luftë, nuk ishte i lehtë, por nuk dha detaje të mëtejshme. Shkëmbimi i të burgosurve është një nga fushat e pakta të bashkëpunimit mes Ukrainës dhe Rusisë.

Shtabi Koordinues i Ukrainës për trajtimin e të burgosurve të luftës pretendoi se pothuajse gjysma e ushtarëve të kthyer, mes tyre 80 burra dhe 20 gra, kanë pësuar lëndime të rënda, janë të sëmurë, ose janë torturuar, por pa ofruar prova mbi këto pretendime.

Sipas medias ukrainase një prej të burgosurave që u shkëmbye, është Valeriia Karpilenko, një ushtarake që ndihmoi në mbrojtjen e fabrikës së çelikut të Azovstalit në Mariupol. Majin e vitit të kaluar, ajo u martua me një ushtar ukrainas në bodrumin e fabrikës, ndërsa ishin të rrethuar nga forcat ruse. Bashkëshorti i saj u vra tre ditë më vonë. Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se ushtarët rusë të liruar ishin nisur me avionë ushtarak drejt Moskës për trajtim mjekësor dhe rehabilitim./ VOA

Të tjera

“Evis…kontraktori duhet të kuptojë se projekti s’është thjesht një ‘vrimë’”/ Balluku e pandehur, Berberi në burg, BIRN: Nga tenderat e manipuluar te pikëpyetjet mbi cilësinë e ndërtimit për Tunelin e Llogarasë
Aktualitet

“Evis…kontraktori duhet të kuptojë se projekti s’është thjesht një ‘vrimë’”/ Balluku e pandehur, Berberi në burg, BIRN: Nga tenderat e manipuluar te pikëpyetjet mbi cilësinë e ndërtimit për Tunelin e Llogarasë

Pas një inspektimi në kantier në korrik të vitit 2022, përfaqësuesi grek i kompanisë mbikëqyrëse të punimeve në tunelin e...

12:27 10/11/2025
Horoskopi sot, 11 mars 2022
Horoskopi

Horoskopi: 10 nëntor 2025

DashiSot energjia juaj në punë po përmirësohet — rezultatet që prisnit fillojnë të shfaqen, veçanërisht nëse keni vepruar me maturi....

10:40 10/11/2025
Para
Komisioni i Ekonomisë miraton fondin për zgjedhjet e 14 majit, Spaho: Ju na lini pa lekë (Debatet)

Komisioni i Ekonomisë miraton fondin për zgjedhjet e 14 majit, Spaho: Ju na lini pa lekë (Debatet)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Evis…kontraktori duhet të kuptojë se projekti s’është thjesht një ‘vrimë’”/ Balluku e pandehur, Berberi në burg, BIRN: Nga tenderat e manipuluar te pikëpyetjet mbi cilësinë e ndërtimit për Tunelin e Llogarasë

“Evis…kontraktori duhet të kuptojë se projekti s’është thjesht një ‘vrimë’”/ Balluku e pandehur, Berberi në burg, BIRN: Nga tenderat e manipuluar te pikëpyetjet mbi cilësinë e ndërtimit për Tunelin e Llogarasë

12:27 10/11/2025
Horoskopi sot, 11 mars 2022

Horoskopi: 10 nëntor 2025

10:40 10/11/2025
Pushteti prej veshi: Pse ‘palloshi i gjatë’ lë ende në detyrë Belinda Ballukun?

Pushteti prej veshi: Pse ‘palloshi i gjatë’ lë ende në detyrë Belinda Ballukun?

19:28 09/11/2025
Punonjësi i kompanisë së internetit humb jetën në Shkodër pasi ra në kontakt me rrymën elektrike

Punonjësi i kompanisë së internetit humb jetën në Shkodër pasi ra në kontakt me rrymën elektrike

11:35 09/11/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.