Skip to content
Të Gjitha

OFL i dërgoi formularin/ Flet avokati i të arrestuarit për trafik heroine: Klienti im s’ka pasuri, jeton me qira

· 1 min lexim

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë Fatjon Lazes.

Ky i fundit është vëllai i Arben Lazes, me të cilin janë arrestuar për drogë në të shkuarën.

Avokati i Fatjon Lazes, Alban Qafa, në një reagim për mediat, është shprehur se klienti i tij nuk disponon asnjë pasuri dhe aktualisht jeton me qira.

Më tej ai ka shtuar se Laze do ta dorëzojë formularin brenda afatit të caktuar.

Fatjon Laze u arrest në vitin 2008, pasi kishte dërguar një pako me heroinë në Lushnje.

Ai u zbulua nga përgjimet telefonike dhe më pas u dënua për trafik narkotikësh.