Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ofendoi romët, Avokatja e Popullit kërkon marrjen e masave urgjente ndaj Murrizit

09:05 01/10/2019
Reading Time: 3 min lexim

Deputeti demokrat Myslim Murrizi njihet për gjuhën e tij të ashpër, madje në disa raste duke etiketuar edhe grupe të ndryshme të shoqërisë.

Pas njerëzve me sindromën daun dhe femrave, deputeti kësaj radhe e ka kapur me popullsinë rome.

Në seancën e fundit, ai tha se deputetët janë bërë si arrixhinjtë në çadra.

Në lidhje me terminologjinë fyese të Murrizit, ka reaguar Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.

Kjo e fundit është shprehur se demokrati vazhdon të përçmojë disa nga shtresat e shoqërisë, duke i cilësuar si inferiore.

Sipas Ballancës, kjo lloj mendësie duhet dënuar me forcë.

Ajo ka kërkuar gjithashtu marrjen e masave nga Kuvendi, për të dënuar këtë sjellje.

Në fund Ballanca përmbyll duke shprehur mbështetjen për të gjithë shtresat, që janë lënduar nga terminologjia e Murrizit.

Reagimi i plotë:

Avokati i Popullit dënon gjuhën raciste të nënkryetarit të kuvendit myslim murrizi dhe kërkon masa urgjente.  Institucioni i Avokatit të Popullit dënon gjuhën diskriminuese e cila sërish gjeti hapësirë në Kuvendin e Shqipërisë përmes nënkryetarit të këtij institucioni z.Myslim Murrizi.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në institucionin më të lartë në vend që është Kuvendi, nënkryetari z.Murrizi u është referuar qytetarëve shqiptarë, anëtarë të komunitetit rom me shprehjen raciste dhe poshtëruese “arixhinj”.

Tashmë është bërë e disata herë që zoti Murrizi vazhdon të fyejë, anatemojë e të përçmojë çdo komunitet i cili në psikologjinë e tij u takon shtresave inferiore të shoqërisë.

Pas personave me sindromën doën dhe femrave, tani është radha e qytetarëve romë të shohin sesi ky deputet, zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, i konsideron ata si një shembull për të ilustruar primitivitetin, prapambetjen dhe në përgjithësi statusin të cilin duam ta evitojmë.

Zoti Murrizi duhet ta ketë të qartë se të jesh rom sot nuk është diçka për të cilën dikush duhet të ndjejë turp. Kjo lloj mendësie duhet dënuar me forcë në çdo rast.

Kuvendi i Shqipërisë ka shënuar hapa të qenësishëm përpara për të vendosur standarde bashkëkohore etike për jetën dhe veprimtarinë e deputetëve duke synuar që ata të jenë simbol pozitiv i tërë shtetasve të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë është e rëndësishme që Kuvendi të tregojë shembull e vullnet për të qenë ai zbatuesi më i devotshëm i ligjit dhe garantuesi i të drejtave të komuniteteve vulnerabël duke zbatuar parashikimet e rregullores së Kuvendit nr.61/2018 datë 5.4.2018/ (nenin 5, pika 1 si dhe nenin 6, pika 2).

Në pritje që edhe Kuvendi i Shqipërisë ta dënojë këtë sjellje e të ndërmarrë hapa konkretë për përjashtimin e kësaj lloj mendësie dhe mbartësve të saj nga forumi më i lartë vendimmarrës i popullit, institucioni i Avokatit të Popullit u shpreh solidaritetin dhe mbështetjen të gjitha shoqatave, grupimeve, organizatave dhe individëve të komunitetit rom që mund të jetë lënduar nga kjo gjuhë e papërgjegjshme nga ana e një përfaqësuesi të lartë shtetëror.

Etiketa: avokatja e popullitmurriziromet

Të lidhura

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza
Aktualitet

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

Të paktën 66 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës si pasojë e mungesës së ushqimit dhe kequshqyerjes, njofton...

19:19 28/06/2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike
Kosovë

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

Takimi i thirrur nga kreu i Vetëvendosjes dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me liderët e partive parlamentare, ka përfunduar...

19:02 28/06/2025
Para

“E njëjta dorë”, Artan Hoxha tregon detaje të reja nga ekzekutimi në Lushnje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

19:19 28/06/2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

19:02 28/06/2025
Shuhen zjarret në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës

Shuhen zjarret në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës

18:50 28/06/2025
“Luftë e pakuptimtë”, Papa Leo XIV shpreh mbështetje për Ukrainën

“Luftë e pakuptimtë”, Papa Leo XIV shpreh mbështetje për Ukrainën

18:43 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.