Skip to content
Bota

OBSH paralajmëron Europën për rritjen e numrit të viktimave pas rekordit të infektimeve këtë të dielë

· 1 min lexim

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se ditën e diel janë regjistruar një numër rekord infektimesh ditore duke kapur shifrën e 307,930 persona rastesh pozitive.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, të infektuar në të gjithë botën rezultojnë të jenë rreth 28,9 milionë persona.

Rritjet më të mëdha të infeksioneve u raportuan në tre vende, me 94,372 në Indi, 45,523 në SH.B.A. dhe 43,718 në Brazil.

Gjithashtu OBSH-ja paralajmëroi se Europa ka të ngjarë të shohë një rritje të numrit të vdekjeve ditore në tetor dhe nëntor.

“Do të bëhet më e ashpër … në tetor, nëntor, ne do të shohim më shumë vdekshmëri,” i tha sot agjensisë së lajmeve AFP drejtori i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge.

Numri i rasteve është rritur në një numër vendesh evropiane javët e fundit, me Spanjën dhe Francën që kanë përjetuar kulmet më të mëdha.

Prej tyre, 921,801 e kanë humbur betejën me sëmundjen, ndërsa 21 milion të tjerë janë shëruar.Tre vendet më të prekura në botë nga pandemia vijojnë të jenë  SHBA, India dhe Brazili.