Skip to content
Kryesore

“O dielli im…”, dedikimi i Sheila Haxhirajt për të vëllain që u vetëvra

· 2 min lexim

Efektivi i Gardës së Republikës, 37-vjeçari Henri Haxhiraj që i dha fund jetës ditën e djeshme duke u vetëvrarë me armën e shërbimit është vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj.

Kjo e fundit ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të vëllait të saj, ku ka prekur me fjalët dedikuar 37-vjeçarit. Ajo shkruan se e ka marrë malli që tani për të, ndërkohë që e konsideron të vëllain si ëngjëllin më të bukur të parajsës.

“O DIELLI im, o YLLI më i bukur i qiellit, o ËNGJËLLI më i bukur i parajsës, motrën e ka mar malli që tani për ty, zemrën time ma more Ti sot me vete. Prehu në paqe i shtrenjti im, shpirti im… Do të të dua përjetësisht deri në ditën që do të jemi bashkë dhe përtej asaj jete. Qofsh i parajsës Vëllai im”, ka shkruar Sheila.

Henri Haxhiraj qëlloi veten me plumb në kokë mesditën e djeshme me armën e shërbimit, teksa ndodhej në banesën e tij në Qytet Studenti në kryeqytet. Ai nuk arriti dot të mbijetonte, pasi ndërroi jetë pas 6 orësh në spitalin e Traumës.

Burime për mediat bëjnë me dije se familjarët e tij kanë deklaruar në Polici se 37-vjeçari vuante nga depresioni, por nuk dihet nëse kurohej.