Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Numri i testimeve për Covid-19 është trefishuar, MSH prezanton strategjinë vjeshtë-dimër, rriten testimet falas kundër gripit

16:41 17/08/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu së bashku me ekspertët e shëndetit publik, kanë prezantuar sot strategjinë e testimit, gjurmimit të rritjes së kapaciteteve laboratorike.

Duke theksuar se që nga fillimi i epidemisë është trefishuar numri i testimeve, Manastirliu tha se po zgjerohen akoma më shumë kapacitetet, duke filluar nga muaji Shtator.

“Po bëjmë çdo përpjekje që kemi në dorë, për t’ju përgjigjur situatës së pritshme në vjeshtë-dimër. Struktura jonë kombëtare e testimit do të sigurojë që të përballohen kërkesat për testim dhe diagnostikim për qytetarët e dyshuar të prekur nga COVID19. Në kuadër të zgjerimit të mëtejshëm të mbulimit me teste, po punohet që nga Shtatori të realizohet dyfishimi i testimeve”, tha Manastirliu.

Në prezantimin e planit të vjeshtë-dimrit për rritjen e kapaciteteve të testimit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale parashtroi fuqizimin e disa elementëve të rritjes së survejancës, testimit, gjurimitt dhe kapaciteteve laboratorike.

“Do të zgjerohen kapacitetet, me pajisje të reja. Jo vetëm do të rrisim kapacitetet në disa laboratorë publikë në vend, por edhe në bashkëpunim me sektorin jopublik”, tha Manastirliu.

Duke filluar nga muaji Shtator do të rriten me 30% edhe stafet e epidemiologëve dhe ndihmës epidemiologëve në terren. Si dhe do të shtohet flota e dedikuar e Njësive Lëvizëse për hetimin epidemiologjik në terren. Gjatë prezantimit të masave për vjeshtë-dimrin, Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se, qeveria shqiptare ka vendosur të rrisë financimin për të kryer vaksinimin falas të të gjithë grupeve të rrezikuara me disa herë.

“Pjesë e strategjisë së vjeshtë-dimrit është edhe shumëfishimi i vaksinave falas kundër gripit, për të mbuluar të gjithë grupet e riskuara, të përcaktuara nga ekspertët e ISHP, që nga personeli shëndetësor, tek të moshuarit, edukatorët, arsimtarët, fëmijët 2-5 vjeç, etj, me vaksinën e gripit falas”, tha Manastirliu.

Duke folur për situatën aktuale, Manastirliu tha se Shqipëria vijon të ketë tregues më të qëndrueshëm krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

“Nëse shohim edhe situatën e dy javëve të fundit, Shqipëria është ndër vendet me numrin më të ulët të rasteve pozitive dhe të fataliteteve në rajon, por këto janë bilance që nuk duhen bërë në mes të luftës. Ajo çka na ka mësuar kjo pandemi është se këto bilance kanë një konstante dhe ajo është përgjigjja e qytetarëve për zbatimin e masave”, tha Ministrja e Shëndetësisë.

Duke theksuar se sistemi shëndetësor po përgatitet me një strategji të përcaktuar, që nga parandalimi, testimi, gjurmim e hetimi epidemiologjik e deri të rritja e kapaciteteve spitalore në përgjigje të situatës së pritshme në vjeshtë – dimër, Ministrja kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të frenuar sa më shumë të jetë e mundur, përhapjen e infeksionit.

Gjatë prezantimit të strategjisë së testimit dhe hetimit epidemiologjik, Ministrja Manastirliu ka vlerësuar mbështetjen e partnerëve të USAID dhe OBSH për sigurimin e 12 Njësive të Lëvizshme që i shtohen kapaciteteve aktuale për gjurmimin, testimin dhe hetimin epidemiologjik, për të frenuar përhapjen e COVID19.

Të tjera

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat
Aktualitet

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat

SPAK ka kërkuar një ditë më parë kontrolle në burgun e Durrësit për aparate telefonike. Sipas informacionit të raportuar, kontrollet...

14:57 08/04/2026
“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”
Aktualitet

“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

Fermerët dhe blegtorët nga i gjithë vendi protestuan për rreth 4 orë para Ministrisë së Bujqësisë kundër Skemës Kombëtare 2026,...

12:53 08/04/2026
Para

Tentoi të kalonte në portin e Durrësit mallra të padeklaruara, policia arreston një 43-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat

14:57 08/04/2026
“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

12:53 08/04/2026
The Telegraph: Çdo dy ditë një shqiptar në burg në Britani, rriten dënimet dhe deportimet

The Telegraph: Çdo dy ditë një shqiptar në burg në Britani, rriten dënimet dhe deportimet

12:29 08/04/2026
Panik në lokal në Tiranë, 50-vjeçari nxjerr pistoletën dhe tenton të vrasë 38-vjeçarin pas sherrit

Panik në lokal në Tiranë, 50-vjeçari nxjerr pistoletën dhe tenton të vrasë 38-vjeçarin pas sherrit

12:20 08/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.