Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Numri i përdoruesve të shërbimeve celulare, në rënie të ndjeshme

08:21 07/06/2024
Reading Time: 2 min lexim

Numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare pësoi rënie të ndjeshme në tremujorin e këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në fund të muajit mars numri i përdoruesve aktivë të këtyre shërbimeve arriti në 2.52 milionë, në rënie me 3.5% krahasuar me fundin e vitit 2023 dhe me 8.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia madje shënon edhe numri i përdoruesve të internetit me brez të gjerë nga rrjetet celulare. Numri i përdoruesve zbriti në 2.02 milionë, me një rënie prej 2.8% nga fillimi i vitit dhe 5.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia e numrit të përdoruesve aktivë mund të shpjegohet me një sërë faktorësh. Tendencat demografike negative dhe tkurrja e popullsisë mund të shpjegojnë në një horizont krahasimi më afatgjatë rënien e numrit të përdoruesve aktivë. Për shembull, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 numri i përdoruesve aktivë ka rënë me më shumë se 27%.

Megjithatë, nga ana tjetër, përkohësisht ky efekt duhet të jetë kompensuar nga rritja e fortë e turizmit hyrës. Turistët e huaj në përgjithësi përdorin karta SIM shqiptare gjatë periudhës së qëndrimit të tyre në Shqipëri.

Gjatë tremujorit III 2023 numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare shënoi një rritje të fortë nga 2.19 milionë në 2.56 milionë. Por, në tremujorin IV 2023 numri i abonentëve aktivë shënoi menjëherë një rënie të fortë në 2.08 milionë, çka lë të kuptohet se turizmi ka një ndikim të konsiderueshëm në numrin e përdoruesve aktivë të telefonisë celulare.

Megjithatë, duke parë rritjen vjetore të numrit të turistëve të huaj që raportojnë statistikat zyrtare, rënia e numrit të përdoruesve aktivë me bazë vjetore duket e vështirë për t’u shpjeguar. Një prej shkaqeve të tjera mund të jetë amortizimi gradual i efektit të bashkimit mes operatorëve One dhe Albtelecom.

Nga ana tjetër, shifrat e konsumit të shërbimeve celulare vazhdojnë të tregojnë një tendencë afatgjatë të përqendrimit të këtyre shërbimeve tek internet dhe rënien e shërbimeve të thirrjeve zanore dhe mesazheve të shkruara. Për tremujorin e parë të vitit, trafiku i të dhënave (internetit) u rrit me 25.1% krahasuar me një vit më parë, ndërsa përdorimi mesatar mujor i të dhënave për përdorues u rrit me 31.8%.

Nga ana tjetër, totali i thirrjeve telefonike dalëse ra me 2%, ndërsa numri i mesazheve të shkruara u tkurr me 6.3%. Këto shifra tregojnë se edhe komunikimi po zhvendoset gjithnjë e më shumë te aplikacionet OTT, të bazuara te interneti.Këtë vit, pritet që operatorët shqiptarë të komunikimeve celulare të ofrojnë për herë të parë shërbime të teknologjisë 5G.

Në muajin prill, AKEP mbylli procedurën e këshillimit publik për dhënien e të drejtave të përdorimit të frekuencave në brezin 3.5 GHz, të parat që do të përdoren për ofrimin e teknologjisë së komunikimit të lëvizshëm 5G në Shqipëri. Tani pritet që AKEP të shpallë tenderin për dhënien në përdorim të këtyre frekuencave. Sipas AKEP, gjenerata e sistemeve celulare 5G e rrit shpejtësinë e të dhënave të rrjeteve 4G me më shumë se 10 herë, duke përmirësuar teknikat e përdorimit të frekuencave.

Marrë nga Monitor

Etiketa: AKEPkompani celulare

Të lidhura

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri
Aktualitet

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

Gazetarja Aida Topalli ka hedhur dritë mbi një fenomen që po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha në Shqipëri:...

16:39 18/07/2025
Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

Agjencia amerikane Bloomberg i ka kushtuar vëmendje të veçantë zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke u fokusuar në aksionin për...

14:01 18/07/2025
Para
Vrasja në Dhërmi/Autori u kap në Greqi,vijojnë kërkimet për trupin e Eraldo Nevruzit

Vrasja në Dhërmi/Autori u kap në Greqi,vijojnë kërkimet për trupin e Eraldo Nevruzit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

16:39 18/07/2025
Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

14:01 18/07/2025
Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

13:39 18/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Vrasja e Renis Dobrës / Katër persona të dyshuar si pjesëmarrës në rrëmbim, dy vëllezër rezultojnë jashtë vendit

13:18 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.