Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nuk zbatuan masat ndaj koronavirusit/ Policia arreston 5 drejtues mjetesh të dehur, shoqërohen 93 të tjerë

09:34 14/03/2020
Reading Time: 3 min lexim

Policia e Shtetit e ka çuar në 745 numrin e drejtuesve të automjeteve të gjobitur, për mos zbatimin e urdhërit të qeverisë për ndalimin e qarkullimit.

Gjithashtu janë vënë në pranga 5 drejtues mjetesh në Tiranë, Lushnje, Fier, Vlorë e Elbasan.

Njëkohësisht janë proceduar edhe tre drejtues mjetesh në Shkodër, për mosbindje të urdhërit të policisë, ndërsa 93 të tjerë janë shoqëruar nëpër komisariate, pasi kundërshtuan masat administrative.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit

Vijon monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane, për zbatimin e urdhrit për ndalimin e qarkullimit të automjeteve.

Shkon në 745 numri i drejtuesve të automjeteve, të ndëshkuar me masë administrative.

Vihen në pranga 5 drejtues mjetesh, në Tiranë, Lushnjë, Fier, Vlorë e Elbasan, të cilët në kundërshtim me urdhrin dhe në gjendje të dehur qarkullonin në rrugë, si dhe një drejtues mjeti në Shkodër për kundërshtim me dhunë ndaj punonjësit të rendit publik.

Gjithashtu, procedohen edhe tre drejtues mjetesh në Shkodër, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Shërbimet e Policisë vijojnë pa ndërprerë monitorimin e rrugëve urbane e interurbane, për zbatimin e masave shtesë, për të mos lejuar qarkullimin e mjeteve, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në këtë kuadër, prej orës 06:00 të datës 13.03.2020, deri në orën 06.00 të datës 14.03.2020, janë ndëshkuar me masë administrative sipas parashikimeve të nenit 7, paragrafi 12 i Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë (i ndryshuar), 745 drejtues mjetesh, të cilët nuk kanë respektuar urdhrin e dhënë për ndalim qarkullimi të automjeteve, në qytetet Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, Lezhë e Shkodër.

93 drejtues mjetesh u shoqëruan në ambientet e Komisariateve të DVP-ve, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për masën administrative, për thyerjen e urdhrit për ndalim qarkullimi të automjeteve dhe këtyre drejtueseve iu bllokuan edhe automjetet.

Ndërkohë, në Tiranë nga Specialistët e Policise Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.M., 32 vjeç, pasi në rrugën ” E Kavajës”u kap duke drejtuar automjetin tip “Opel” në kundershtim me Telegramin Nr.2013 date 12.03.2020 si dhe ne gjendje të dehur në masën 1.11 mg/l.

Në Vlorë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin M. Rr., 31 vjeç, pasi u kap në aksin rrugor “Osman Haxhiu”, Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Fiat Punto”, në gjendje të dehur.

Në Fier, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. H., 31 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Në Lushnjë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin L. V., 41 vjeç, pasi në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, është kapur duke drejtuar automjetin tip “Opel” në gjendje të dehur.

Ndërsa në Elbasan, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 53 vjeç, , pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin tip “Fiat Punto”, në gjendje të dehur, në masën 0.68 mg/l.

Po në vijim të monitorimeve dhe kontrolleve, në Shkodër, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Gj. D., 45 vjeç, , pasi në aksin rrugor Zogu i Parë-Sheshi Parrucë, Shkodër, u kap duke drejtuar mjetin tip Benz, në kundërshtim me urdhrin, si dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë për masën administrative.

Gjithashtu, po gjatë monitorimit, në Shkodër janë proceduar në gjendje të lirë tre shtetas të tjerë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë̈ së rendit publik”.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të respektojnë kufizimin e lëvizjes me mjete, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, pasi në të kundërt do përballen me sanksione të përshkallëzuara ligjore sipas normave te përcaktuara ne Kodin Rrugor Shqiptare.

Policia dhe Ushtria kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin, për të mbikëqyrur zbatimin e urdhërit të qeverisë.

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar ndalimin e qarkullimit të makinave private deri të dielën në mesnatë.

Në një komunikim ditën e djeshme ai u bëri thirrje qytetarëve të larguar në jug apo veri, që nga mesnata e së dielës deri në 8 të mëngjesit të futen në perimetrin Tiranë-Durrës, pasi do të mbyllet sërish.

Më tej shefi i qeverisë bëri me dije, se njësoj si Durrësi dhe Tirana, edhe Vlora, Fieri, Lezha dhe Elbasani do të jenë po aq të kufizuara.

Për momentin në vendin tonë janë shënuar 33 të infektuar dhe një viktimë nga koronavirusi, ndërsa pritet përgjigja për të dyshuar të tjerë.

Qeveria ka marrë disa masa shtrënguese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke mbyllur lokalet, shkollat dhe duke ndaluar tubimet.

Etiketa: arrestimmakinapoliciashoqerim

Të lidhura

OBSH: Rritet numri i infermierëve, por Shqipëria mbetet nën mesataren europiane
Aktualitet

OBSH: Rritet numri i infermierëve, por Shqipëria mbetet nën mesataren europiane

Numri i infermierëve në mbarë botën ka arritur në 29.8 milionë, sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të...

16:57 14/05/2025
Reagon Berisha: Xhaminë e Namazgjasë e nisi PD-ja në 2013
Kryesore

Berisha cakton vendin dhe orarin e protestës së 16 majit

Sali Berisha ka njoftuar zyrtarisht përmes rrjeteve sociale se më 16 maj, në orën 17:00, Partia Demokratike do të zhvillojë...

16:36 14/05/2025
Para

Darkoi me Donald Trump, presidenti brazilian hedh poshtë lajmin për infektimin me koronavirus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

OBSH: Rritet numri i infermierëve, por Shqipëria mbetet nën mesataren europiane

OBSH: Rritet numri i infermierëve, por Shqipëria mbetet nën mesataren europiane

16:57 14/05/2025
Reagon Berisha: Xhaminë e Namazgjasë e nisi PD-ja në 2013

Berisha cakton vendin dhe orarin e protestës së 16 majit

16:36 14/05/2025
Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

16:11 14/05/2025
Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani

Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani

16:02 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.