Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nuk zbatoi vendimin e qeverisë për targat, pezullohet drejtori i policisë në veriun e Kosovës

18:24 03/11/2022
Reading Time: 4 min lexim

Qeveria e Kosovës vendosi hrjen në fuqi të vendimit për targat nga 1 nëntori, por mesa duket jo të gjithë kanë pranuar ta zbatojnë urdhrin. Këtë të enjte mësohet se është pezulluar nga drejtori rajonal në veriun e Kosovës, Nenad Gjuriç, pasi ka refuzuar të zbatojë vendimin e qeverisë për konvertimin e targave të makinave.

Të mërkurën drejtori rajonal i policisë në veri Nenad Gjuriç, tha se policët serbë që shërbejnë në atë zonë, nuk do të zbatojnë vendimin e qeverisë për targat e makinave.

Zoti Gjuriç që i bëri këto komente pas takimit me udhëheqësit e Listës Serbe, subjektit kryesor të serbëve të Kosovës dhe kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veriun e vendit, tha se “policët nga rajoni i veriut nuk mund ta zbatojnë vendim e qeverisë sepse është politik dhe këmbëngulës në radhë të parë kundër komunitetit serb të cilit edhe vet i përkasim”.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha se refuzimi i zbatimit të vendimit legjitim të institucioneve të Kosovës është mbi të gjitha cenim i rëndë i sigurisë dhe qëndrueshmërisë së vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Sveçla tha se “policia e Kosovës është një dhe të gjithë pjesëtarët e saj duhet të kenë të njëjtin mision: sundimin e ligjit dhe krijimin e ambientit të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim”, shkroi ai.

Pezullimi i drejtorit të policisë në veriun e Kosovës nxiti reagime të ashpra të zyrtarëve në Beograd.

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç tha se Nenad Gjuriç u pezullua për shkak se ka mbrojtur bashkëkombësit e tij.

“Nuk ka asgjë më të natyrshme se ai vendim i zotit Gjuriç sepse pikërisht ajo që ai tha në konferencën për shtyp është e vërteta dhe ai donte të ruante kompetencat e drejtorisë së tij rajonale”, tha ai duke nënvizuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti me këtë vendim po shkel të gjitha marrëveshjet e Brukselit.

“Këtë ia kemi përcjellë Miroslav Lajçakut. Unë thashë se jemi në fillim të shpërbërjes së marrëveshjes së Brukselit. Me atë që bëri (Albin) Kurti u nëpërkëmb çdo gjë e dakorduar në Bruksel. Kurti nuk ka të drejtë të zëvendësojë drejtorin sepse është i zgjedhur nga populli serb i Kosovës”, tha ai.

Më 1 nëntor autoritetet filluan zbatimin e vendimit të qeverisë qendrore në Prishtinë për të paralajmëruar qytetarët serbë në veriun e Kosovës për afatet e përcaktuara për ndërrimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës që duhet të përmbyllet në muajin prill të vitit të ardhshëm.

Por, Beogradi zyrtar dhe përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës nuk pajtohen me vendimin e qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat e lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës, RKS.

Zyrtarët e Listës Serbe, subjekti kryesor i serbëve të Kosovës paralajmëruan sërish veprime në rast se autoritetet e Prishtinës vendosin gjoba ndaj qytetarëve serb për shkak të targave të makinave. Sipas vendimit të qeverisë, nga data 21 nëntor do të fillojë shqiptimi i gjobave në shumën prej 150 eurosh për të gjithë ata që përdorin targat e lëshuara nga Serbia.

Policia e Kosovës njoftoi të enjten se është sulmuar objekti i saj për mbikëqyrje kufitare në fshatin Jasenovik në komunën e Zubin Potokut në veriun e Kosovës.

Në njoftimin e policisë thuhet se të mërkurën në mbrëmje në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë plumbi e cila kishte goditur rrethojën e objektit të stacionit policor. Rastin, thuhet në njoftim është duke e hetuar Drejtoria kundër terrorizmit.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian sërish i kanë kërkuar Kosovë që të shtyjë për dhjetë muaj zbatimin e vendimit për konvertimin e targave të makinave, për shkak të rrezikut për shtimin e tensioneve dhe krijimin e hapësirës për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot në një konference për gazetarë se ju ka drejtuar kryeministrit Albin Kurti me tri kërkesa pas shqetësimeve për situatën në veriun e vendit dhe në kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“I kam kërkuar që me urgjencë të pranon kërkesën e Amerikës për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat ilegale në afatin e kërkuar dhe të ndërpriten të gjitha veprimet për zbatimin e vendimit në fjalë. Njëkohësisht i kërkoj kryetarit të qeverisë me këtë letër që deri në marrëveshjen finale të mos ndërmerr asnjë veprim që rrezikon sigurinë e vendit cilindo pjesë të tij pa koordinim me plotni me SHBA-të. Po ashtu i kam kërkuar kryeministrit që të vendos kontakt me Këshilltarin Nacional për Siguri të presidentit (Joe) Biden zotin Jake Sullivan për të qartësuar dhe saktësuar veprimet që shtensionojnë situatën aktuale të sigurisë në rajon deri në marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke”, tha zoti Haradinaj.

Tensionet e verës së këtij viti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rreth përdorimit të dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave nxitën një reagim më të ngjeshur diplomatik për të shmangur tensionet në një periudhë zhvillimesh të ndjeshme politike në Evropë për shkak të agresionit rus në Ukrainë dhe ndikimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor./VOA

Të tjera

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj
Kryesore

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

Nga Adriatik Doçi Prej disa ditësh opinioni publik u acarua me një ngjarje të pazakontë që ndodhi në Malin e...

16:56 11/08/2025
Boksieri shqiptar grushton në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb
Aktualitet

Boksieri shqiptar grushton në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb

Boksieri shqiptar nga Kumanova, Astrit Sejdi, ka goditur dje në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb të njohur si...

11:47 11/08/2025
Para
Sulme ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhias, pasoja katastrofike në furnizimin me energji të Ukrainës

Sulme ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhias, pasoja katastrofike në furnizimin me energji të Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Viktima mori karrigen për t’u mbrojtur, por u pengua… autori e goditi me thikë”/ Kamerat zbulojnë momentet e vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq

“Viktima mori karrigen për t’u mbrojtur, por u pengua… autori e goditi me thikë”/ Kamerat zbulojnë momentet e vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq

11:47 16/08/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 16 gusht 2025

08:00 16/08/2025
Në vend të zgjidhjes, Rama kërkon fajtorët e zjarrit në ChatGPT dhe… ChatGPT i kundërpërgjigjet!

Në vend të zgjidhjes, Rama kërkon fajtorët e zjarrit në ChatGPT dhe… ChatGPT i kundërpërgjigjet!

21:15 15/08/2025
“S’e dija që në Shqipëri ndalohej”/ Turisti francez arrestohet për 8 gram kanabis

“S’e dija që në Shqipëri ndalohej”/ Turisti francez arrestohet për 8 gram kanabis

19:34 15/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.