Nuk u pëlqente si po shkonte bota, shuhet një familje pas vendimit drastik që morën

Iniciativat jo të zakonshme shpesh herë kushtojë shtrenjtë.
Tre anëtarë të një familjeje nga Kolorado humbën jetën teksa përpiqeshin të jetonin në Malet Rocky, në Amerikën e Veriut, larg botës industriale të teknologjisë dhe njerëzve. Viktimat janë dy motra rreth moshës 40-vjeçare dhe djali 14-vjeçar, trupat e të cilëve u gjetën në një kamp të ekspozuar.
Sipas mjekësisë ligjore dyshohet se ata kanë ndërruar jetë nga uria ose i ftohti ekstrem i dimrit, por ende raporti nuk është përfundimtar.Të tre anëtarët e familjes e nisën kampingun verën e kaluar dhe ndërruan jetë gjatë dimrit.
“Ajo nuk i pëlqente mënyra se si po shkonte bota, dhe ajo mendoi se do të ishte më mirë nëse ajo dhe djali i saj dhe Christine do të ishin vetëm, larg nga të gjithë”, deklaroi njerka e viktimave.
Ata nuk kishin përvojë mbijetese në natyrë, por vetëm kanë parë video në internet për të mësuar se si të mbijetojnë në vendin e thyer të Kolorados.
Një nga kërkuesit tha se dy trupa u gjetën në një tendë, ndërsa një tjetër u gjet jashtë, në një lartësi prej rreth 2,900 metrash.
Duket se ata u përpoqën të ndërtoni një strehë, por kanë hequr dorë me nisjen e dimrit dhe më pas kanë kaluar kohën brenda çadrës.