Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

19:08 10/06/2026
Reading Time: 2 min lexim

Ish-deputeti socialist Petro Koçi ka shpërthyer me akuza të forta ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas ceremonisë së 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste në Fier, duke pretenduar se shumë prej themeluesve të kësaj force politike janë lënë jashtë aktivitetit.

Në një reagim të gjatë publik, Koçi e akuzon Ballukun për përçarje, hakmarrje politike dhe korrupsion, duke deklaruar se ajo nuk mund të fshijë kontributin historik të themeluesve të Partisë Socialiste.

“Bulevardi digjet, korrupsioni krihet”, shkruan Koçi, teksa e cilëson Ballukun si “themeluese të korrupsionit” dhe e akuzon se në çdo detyrë shtetërore apo partiake ka mbjellë frikë dhe servilizëm.

Sipas tij, ceremonia e zhvilluar në Fier u shoqërua me një përjashtim të qëllimshëm të një pjese të themeluesve të PS-së.

“Ca i ftoi, ca i harroi. Servilët dhe frikacakët rreth saj nuk bëzanë. Performoi haptazi një sjellje ordinere prej hakmarrëseje”, shprehet Koçi.

Më tej, ai ngre akuza të rënda politike ndaj Ballukut, duke pretenduar se ajo është figura që po nxit pakënaqësinë qytetare dhe protestat në vend.

“Aspak imazhi i një individi që frymëzon protestat e përnatshme në bulevardin e Tiranës dhe që ushqen PD-në e Sali Berishës”, shkruan ai.

Koçi e lidh gjithashtu emrin e Ballukut me atë që e cilëson si “turpin e vjedhjes së votave” në zgjedhjet e majit 2025, duke iu referuar procesit të rinumërimit dhe pretendimeve për parregullsi gjatë numërimit të votave.

Në pjesën e dytë të reagimit, ish-deputeti ndalet te historia e Partisë Socialiste në Fier, duke kujtuar rolin që, sipas tij, pati kjo degë në transformimin e PS-së në një forcë moderne politike pas vitit 1992.

Ai thekson se organizata e Fierit u ndërtua mbi baza të reja, me anëtarësi kryesisht të re dhe me struktura profesionale që përfshinin specialistë nga fusha të ndryshme si arsimi, shëndetësia, bujqësia, ekonomia, kultura dhe biznesi.

Sipas Koçit, pikërisht këto kontribute e bënë PS Fier një nga organizatat më të suksesshme në rang kombëtar.

Në reagimin e tij, ai rendit gjithashtu dhjetëra emra kontribuesish dhe themeluesish të ndjerë të Partisë Socialiste në Fier, të cilëve u kushton një homazh të veçantë për rolin e tyre në ndërtimin dhe forcimin e kësaj force politike ndër vite.

Në fund, Koçi paraqet edhe disa propozime për reformimin e Partisë Socialiste, duke kërkuar kufizimin e përqendrimit të pushtetit në duart e të deleguarve politikë, rritjen e rolit të anëtarësisë në vendimmarrje dhe largimin nga funksionet drejtuese të personave që janë nën ndjekje penale.

“Vetëm një trimëri duhet sot: të jesh i ndershëm”, përfundon ai.

Të tjera

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”
Kryesore

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

Debati mbi investimin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri ka kaluar kufijtë e vendit dhe tashmë ka...

19:21 10/06/2026
U protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha dorëheqje/ A e dini pse dështuan 1 milion protestues në Serbi?
Kryesore

U protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha dorëheqje/ A e dini pse dështuan 1 milion protestues në Serbi?

Nga Kreshnik Spahiu Në Beograd u protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha dorëheqje dhe, fatkeqësisht, është në...

17:25 10/06/2026
Para
Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

19:21 10/06/2026
Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

19:08 10/06/2026
U protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha dorëheqje/ A e dini pse dështuan 1 milion protestues në Serbi?

U protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha dorëheqje/ A e dini pse dështuan 1 milion protestues në Serbi?

17:25 10/06/2026
Oligarkë, nuk ju urren propaganda; Ju urren kujtesa e njerëzve!

Oligarkë, nuk ju urren propaganda; Ju urren kujtesa e njerëzve!

11:00 10/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.