Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

 “Nuk punon sistemi TIMS”, policia pranon çfarë ndodhi në kufi: S’kishim drita, ishte jashtë funksionit!

13:35 25/05/2020
Reading Time: 2 min lexim

Policia e Shtetit, pas qarkullimit të disa lajmeve në media, pranoi në një deklaratë se sistemi TIMS nuk kishte qenë funksional për disa orë.

Policia ka pohuar lajmin duke u shprehur se TIMS nuk është dëmtuar por nuk ka punuar për disa orë pasi në zonë nuk ka pasur drita.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 23 majit, dhe situata i është kthyer normalitetit disa orë më vonë.

Por policia nuk ka tereguar në deklaratën e saj se në cilën pikë kufitare ka ndodhur shkëputja e energjisë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Në përgjigje të interesit të disa mediave, pas publikimit të një lajmi, se është dëmtuar sistemi TIMS dhe nuk funksionon, sqarojmë se:

Në datë 23.05.2020, në orët e para të mëngjesit, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike për shkak të një defekti, sistemi TIMS, për një kohë të shkurtër, doli jashtë funksionit.

Menjëherë pas riparimit të defektit në rrjetin elektrik të zonës, po në orët e para të mëngjesit të datës 23.05.2020, sistemi TIMS është vënë në punë dhe vijon të funksionojë normalisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe në strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Theksojmë faktin se në Pikat e Kalimit Kufitar nuk është shfaqur asnjë problematikë, pasi kufijtë janë të mbyllur dhe në orën që kishte defekt sistemi, nuk ka patur lëvizje personash.

Policia e Shtetit, aplikon regjistrimin manual të personave në çdo rast që sistemi mund të shfaqë probleme, duke bërë verifikim të thelluar të të dhënave, bazuar në listat e personave në kërkim, të cilat janë në dispozicion të punonjësve të Policisë në çdo DVP dhe Pika Kalimi Kufitar.

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për dezinformacionet dhe fushatën e pandërprerë që po bëhet nga persona të caktuar, me qëllim dashakeq për të përbaltur punën dhe rezultatet e arritura nga strukturat e saj luftën kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë në tërësi.

Sigurojmë qytetarët se të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të sigurt.

Në këtë kontekst ftojmë qytetarët, aleatin më të çmuar të Policisë së Shtetit, të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në nr. falas 112, çdo rast paligjshmërie, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Ditët e fundit në media ka qarkulluar një lajm se sistemi TIMS kishte rënë prej disa ditësh dhe nuk po funksiononte. Megjithatë Policia reagoi dhe sqaroi gjithë çfarë ka ndodhur.

Etiketa: cfare ndodhine kufipolicia pranosistemi timsskishim drita

Të lidhura

“Ne firmosim, ata marrin lekët”, zbardhet përgjimi i punonjëses që fundosi Jonaid Myzyrin
Aktualitet

“Ne firmosim, ata marrin lekët”, zbardhet përgjimi i punonjëses që fundosi Jonaid Myzyrin

Zbardhen detaje nga dosja hetimore që implikon drejtuesin e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, në një aferë tenderimi me...

12:36 18/07/2025
Vonesa pa shpjegim dhe bileta të kripura: Si po abuzojnë me shqiptarët Wizz Air dhe Vueling
Aktualitet

Vonesa pa shpjegim dhe bileta të kripura: Si po abuzojnë me shqiptarët Wizz Air dhe Vueling

Mbrëmë, një tjetër skenë e turpshme është regjistruar në aeroportin e Barcelonës. Kompania problematike ajrore Wizz Air la pasagjerët që...

12:10 18/07/2025
Para

Të dielat pa makina! Blerina Bombaj i kërkon përgjigje Ramës: Me çfarë do i paguajmë punëtorët?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Ne firmosim, ata marrin lekët”, zbardhet përgjimi i punonjëses që fundosi Jonaid Myzyrin

“Ne firmosim, ata marrin lekët”, zbardhet përgjimi i punonjëses që fundosi Jonaid Myzyrin

12:36 18/07/2025
Vonesa pa shpjegim dhe bileta të kripura: Si po abuzojnë me shqiptarët Wizz Air dhe Vueling

Vonesa pa shpjegim dhe bileta të kripura: Si po abuzojnë me shqiptarët Wizz Air dhe Vueling

12:10 18/07/2025
Sezoni i ri i Superligës hidhet shorti për javën e parë

Sezoni i ri i Superligës hidhet shorti për javën e parë

12:01 18/07/2025
Situata me zjarret në vend, 24 vatra në 24 orët e fundit, 4 prej tyre ende aktive

Situata me zjarret në vend, 24 vatra në 24 orët e fundit, 4 prej tyre ende aktive

11:36 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.