Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nuk kanë fund problemet për Alexei Navalny, ja çfarë ka ndodhur me të

18:30 06/09/2022
Reading Time: 3 min lexim

Opozitari i përbetuar si kundërshtar i Putin Alexei Navalny, duket se ka pësuar një përkeqësim të shëndetit si pasojë e kushteve të këqija në burg.  Navalny është përballur shpeshherë me probleme shëndetësore.

Lajmi u bë i ditur nga një këshilltar i tij ndërsa Fondacioni kundër Korrupsionit i zotit Navalny po përpiqet të kthejë zgjedhjet e ardhshme vendore në Moskë në një garë zgjedhore kundër luftës në Ukrainë. Alexei Navalny u arrestua në janar të vitit të kaluar kur u kthye në Rusi nga Gjermania, ku ishte trajtuar për atë që analizat laboratorike perëndimore treguan se ishte një përpjekje gati vdekjeprurëse për ta helmuar atë në Siberi me një toksinë nervore të epokës sovjetike. Rusia mohon se ka tentuar ta vrasë.

Politikani i opozitës ruse Alexei Navalny është dënuar me mbi 11 vjet burg për shkelje të lirimit me kusht, mashtrim dhe shpërfillje të akuzave gjyqësore, të cilat ai i mohon.

Javën e kaluar ai shkroi përmes avokatëve të tij në rrjete sociale se ishte dërguar në një qeli ndëshkimi për herë të tretë në gusht, në shenjë hakmarrjeje për aktivitetin e tij politik. Agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan se “shërbimi i burgjeve nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar këtë deklaratë”.

Qelia e ndëshkimit është dy me tre metra e gjerë, ka tavolinë, karrige dhe krevat. Kjo shënon një përkeqësim të konsiderueshëm të kushteve për udhëheqësin e opozitës, tha shefi i tij i personelit Leonid Volkov në një intervistë në Vilnius të Lituanisë.

“Tani, befas, ata filluan të përkeqësojnë në mënyrë dramatike gjendjen e tij, gjë që përbën një kërcënim të madh për shëndetin e tij, sepse, asnjë person normal nuk mund të kalonte një kohë të gjatë në këtë qeli të veçantë. Dhe për Alexein, i cili sapo i mbijetoi helmimit, është, natyrisht, veçanërisht i rrezikshëm. Kjo vjen nga Kremlini. Pra, patjetër Putini ka një plan. Ai dëshiron t’ia bëjë jetën të padurueshme Alexei Navalnyt. Ai dëshiron ta ndëshkojë më shumë”, tha zoti Volkov.

Zoti Volkov tha se popullariteti i presidentit Putin është në rënie dhe e njëjta gjë po ndodh edhe me mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Si Kremlini ashtu edhe zoti Putin thonë se “operacioni special ushtarak” i Rusisë në Ukrainë po shkon sipas planit. Ata thonë se ky operacion ishte i nevojshëm pasi Shtetet e Bashkuara e përdorën Ukrainën për të kërcënuar Rusinë përmes zgjerimit të NATO-s dhe persekutimit të njerëzve rusishtfolës.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë thonë se këto janë justifikime të pabaza për një luftë të paprovokuar pushtuese.

“Do të duheshin dy, tre vjet që Ukraina të jetë në gjendje të shënojë fitore ushtarake. Shumica e ekspertëve ekonomikë thonë se do të duhen dy deri në tre vjet që sanksionet të kenë efektin e tyre dhe të shkatërrojnë ekonominë e Putinit. Unë do të thosha si ekspert, duhen dy deri në tre vjet për të ndryshuar në mënyrë dramatike qëndrimin e shoqërisë ruse dhe për ta bërë luftën e tij aq jopopullore sa ai nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë atë”, tha zoti Volkov.

Ai tha se sulmi i Rusisë i nisur më 24 shkurt në Ukrainë tregon se udhëheqësit rus nuk i intereson sesi shihej Rusia ndërkombëtarisht, gjë që ekipi i zotit Navalny kishte menduar se i jepte atij “një nivel mbrojtjeje”.

“Pasi filloi lufta, na u desh të rivlerësojmë të gjitha rreziqet për Alexei Navalnyn”, tha zoti Volkov.

Ekipi i zotit Navalny shpreson t’i kthejë zgjedhjet lokale në Moskë më 11 shtator në një votë proteste duke ofruar mbështetje për 400 kandidatë që thotë se kanë kundërshtuar konfliktin.

“Ata përballen me shumë presion, madje edhe dhunë dhe brutalitet. Ata po rrihen,” tha zoti Volkov.

Kremlini nuk iu përgjigj kërkeses për të komentuar akuzat e zotit Volkov, të cilat “Reuters” nuk arriti t’i verifikonte.

Ai foli edhe kundër propozimeve për të ndaluar rusët të udhëtojnë në BE, një ide e shteteteve baltike dhe Polonisë, duke thënë se kjo ishte një dhuratë për propagandën e Kremlinit./VOA

Të tjera

Juglindja e izoluar për 11 ditë, inxhinieri: Faji nuk është i motit, por i abuzimit me tenderat
Aktualitet

Juglindja e izoluar për 11 ditë, inxhinieri: Faji nuk është i motit, por i abuzimit me tenderat

Bllokimi i aksit Prrenjas-Librazhd për disa ditë ka rikthyer në vëmendje problemet serioze të infrastrukturës rrugore në vend. Inxhinieri Bleon...

12:41 07/03/2026
Bushati godet Ramën: Drejtorët në parti në orar pune, shteti është bërë me pushtetin
Aktualitet

Bushati godet Ramën: Drejtorët në parti në orar pune, shteti është bërë me pushtetin

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka lëshuar kritika të forta ndaj mënyrës se si funksionon administrata publike nën qeverisjen e...

11:06 07/03/2026
Para
Bilanci i Covid-19 në 24 orët e fundit, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i Covid-19 në 24 orët e fundit, ja sa raste të reja u shënuan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Juglindja e izoluar për 11 ditë, inxhinieri: Faji nuk është i motit, por i abuzimit me tenderat

Juglindja e izoluar për 11 ditë, inxhinieri: Faji nuk është i motit, por i abuzimit me tenderat

12:41 07/03/2026
Bushati godet Ramën: Drejtorët në parti në orar pune, shteti është bërë me pushtetin

Bushati godet Ramën: Drejtorët në parti në orar pune, shteti është bërë me pushtetin

11:06 07/03/2026
Një derë që hapi historinë: Pse 7 Marsi u bë Dita e Mësuesit në Shqipëri

Një derë që hapi historinë: Pse 7 Marsi u bë Dita e Mësuesit në Shqipëri

10:53 07/03/2026
Vrasja e studentes shqiptare në Itali/ Nëna e autorit kërkon falje në gjyq, nëna e Ilaria Sulës e refuzon: “Nuk ka justifikim”

Vrasja e studentes shqiptare në Itali/ Nëna e autorit kërkon falje në gjyq, nëna e Ilaria Sulës e refuzon: “Nuk ka justifikim”

16:43 06/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.