Skip to content
Kryesore

“Nuk ka transparencë”/ Banorët e fshatit Gështenjas në Pogradec në protestë

· 1 min lexim

Banorët e fshatit Gështenjas në Pogradec kanë protestuar duke ngritur disa shqetësime në lidhje me standardin e punimeve që po kryhen për asfaltimin e rrugëve të brendshme të fshatit.

Sipas tyre punimet nuk janë në cilësinë e duhur dhe projekti përfshin ndërhyrje në shtresën asfaltike ndërkohë që ende nuk janë bërë kanalizimet.

Kanalet e ujërave të zeza, kanalet anësore të rrugës nuk janë hapur, rregulluar dhe mirëmbajtur nga firma.

Një nga shqetësimet kryesore sipas tyre është mungesa e informacionit të detajuar lidhur me projektin, duke përfshirë parametrat e investimit, vlerën e tij dhe afatet e realizimit.

Një pjesë e problematikave të ngritura nga banorët pranohen edhe nga përfaqësuesit e kompanisë që po zbaton punimet, të cilët sqarojnë se do të ketë rishikime të projektit

Ky projekt për sistemimin dhe asfaltimin e disa rrugëve të njësive administrative Buçimas ka nisur në Maj të vitit 2023.

Projekti financohet nga bashkia e Pogradecit dhe është ndarë në disa faza.