Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nuk ka të ndalur! Çmimi i naftës rritet sërish, Bordi i Transparencës merr vendimin e ri

21:17 25/03/2022
Reading Time: 3 min lexim

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të naftës, që janë në fuqi nga dita e shtunë (26 mars), ndërsa benzina ka mbetur e pandryshuar.

Çmimet kanë shënuar një tjetër rritje, për të tretën herë brenda pak ditësh.

Sipas burimeve nga tregut, çmimi i ri i naftës me pakicë është 245 lekë, nga 233 lekë që ishte më parë. Nafta me shumicë tregtohet me 233 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi pakicës është 218 lekë, njësoj me vendimin e fundit, pasi benzina është më e lirë në bursa.

Ndryshon formula e llogaritjes, njihen më shumë shpenzime fikse

Operatorët e tregut pohojnë se ka pasur një ndryshim në formulën se si Bordi e llogarit çmimin e karburanteve. Sipas metodologjisë së deritanishme, Bordi cakton çdo javë ose kur e vlerëson të nevojshme, në diskrecion të tij, çmimin tavan për shitjen për gazoilin, benzinën dhe gazin e lëngshëm të naftës, sipas metodologjisë së mëposhtme:

a) Çmimi i shpallur nga bursa në Platts i një dite më parë nga mbledhja e Bordit, në kushtet CIF Med, për gazoilin, e standardit SSH EN 590 2018, benzinën e standardit SSH EN 228 2018 dhe gazin e lëngshëm të naftës përkatësisht propan, butan dhe përzierjen e tyre;

b) Çmimit të përcaktuar në shkronjën “a”, të këtij neni, i shtohet një vlerë premio prej 20 USD/ton;

c) Për shoqëritë e tregtimit me shumicë lejohet një shtesë jo më shumë se 1 % mbi çmimin e përllogaritur, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të këtij neni, në të cilin aplikohen edhe taksat e tarifat, sipas legjislacionit në fuqi;

ç)Për shoqëritë e tregtimit me pakicë lejohet një shtesë jo më shumë se 5% mbi çmimin e përllogaritur, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të këtij neni, në të cilin aplikohen edhe taksat e tarifat, sipas legjislacionit në fuqi.

Tashmë ka ndryshuar pika ç, dhe operatorëve u njihen shpenzimet fikse operacionale, pas kostos së blerjes së mallit, të provuara me dokumente, por pa asnjë marzh fitimi. Kosto shtesë e njohur është rreth 15 lekë për litër.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve tha se deri tani kompanive u ishte imponuar një formulë që ishte me humbje. Pasi u rakordua me kompanitë për shpenzimet sipas kontabilitetit për shpenzimet operative, bordi pranoj qe formula e aplikuar ishte gabim. Sipas Shoqatës gjatë kësaj kohë mbi 100 pika karburanti u mbyllën për shkak të pamundësisë për të mbuluar shpenzimet.

Luhatjet e çmimeve

Në vend, nafta arriti deri në 260 lekë për litër në fillim të marsit, pasi u ngjit në 130 dollarë në bursat ndërkombëtare. Pas kësaj rritjeje, Qeveria krijoi Bordin e Transparencës, i ngritur me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit. Bordi e uli fillimisht çmimin deri në 203 lekë për litër, pasi në bursa zbriti nën 100 dollarë për fuçi. Por, më pas nafta u rrit sërish në bursa dhe aktualisht luhatet në rreth 120 dollarë për fuçi./Monitor

Grafiku

 

Të tjera

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj,...

10:59 29/04/2026
Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbyllë hetimin paraprak ndaj Spitalit Amerikan dhe Spitalit Hygeia, duke arsyetuar se nuk ka...

14:28 28/04/2026
Para
Pas mbledhjes së rithemelimit, Berisha: Do të ketë vendimmarrje të reja!

Pas mbledhjes së rithemelimit, Berisha: Do të ketë vendimmarrje të reja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit

10:59 29/04/2026
Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

14:03 28/04/2026
2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

13:05 28/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.