Nuk ka më asnjë dyshim! Oriola ndan me ndjekësit pamjet nga darka romantike me Erosin!
Eros Grezda dhe Oriola Marashi janë një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar dhe disa herë janë përfolur për një ndarje të mundshme.
Jo më larg se javën e kaluar dyshja u bënë kryefjalë e mediave dhe shkak u bë fakti se ata nuk ndiqeshin më në Instagram dhe prej kohësh nuk i kishim parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Modelja ka postuar disa video në Instastory, duke na treguar edhe pjatën e preferuar të futbollistit, ku shkroi “Grezda’s fav”.
![]()
![]()
Kujtojmë se ata e kaluan bashkë izolimin e parë që u bë në muajin mars për shkak të pandemisë e si duket do e kalojnë bashkë edhe të dytin.
Ndërkohë, mediat prej muajsh kanë raportuar edhe se ata mund të jenë fejuar dhe në gishtin e modeles kemi parë shpesh një unazë./Iconstyle.al/