Skip to content
Të Gjitha

Nuk ka asnjë të prekur koronavirusi, Bashkia Shkodër merr masa urgjente

· 1 min lexim

Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, Bashkia Shkodër ka marrë disa masa urgjente

Në vendimin e firmosur nga kryebashkiakja Vlotana Ademi është vendosur përjashtimi nga taksa e pronës dhe tarifat vendore për një periudhë 3 mujore, për të gjithë kategoritë e taksapaguesve.

Njëkohësisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak u vendos përjashtimi nga kamatvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobat për të gjithë kategoritë e taksapaguesve.

Në Shkodër dhe në rajonin e veriut nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus.

Në rang kombëtar numërohen 64 raste të shtrira në qytetet Durrës, Tiranë, Kavajë, Elbasan, Rrogozhinë, Lushnje dhe Fier.

Ditën e djeshme u shënua viktima e dytë nga koronavirusi, ndërsa u shërua edhe kontati i parë i pacientit zero.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke kufizuar qarkullimin e makinave dhe këmbësorëve.

Gjithashtu të gjithë të kthyerit nga Italia duhet të vetëkarantinohen për 14 ditë, përndryshe do të gjobiten.