Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Nuk e falim kurrë gjakun”/ Vajza e Selim Velsulës kërkon burgim të përjetshëm për autorin

10:00 12/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Vajza e Selim Velsulës, 65-vjeçarit që u vra me thikë nga kushëriri i tij, Hazbi Velsula, në fshatin Xibër-Murrizë të bashkisë Klos, ka shpërthyer në akuza të forta dhe kërkon drejtësi për të atin.

Ajo ka deklaruar se familja nuk do ta falë kurrë gjakun dhe se kërkon që autori të dënohet me burgim të përjetshëm.

“Ai nuk është në depresion. Ka ardhur me vetëdije, ka ardhur i përgatitur nga Tirana. Im atë ishte duke kullotur bagëtitë. Ne nuk e falim kurrë gjakun, të dënohet me burgim të përjetshëm ose ne do t’i shkojmë kësaj gjëje deri në fund. Nuk e falim gjakun. E ka tërhequr zvarrë, e ka lënë shuk aty dhe ka ikur,” u shpreh ajo e tronditur.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 11 qershorit, rreth orës 16:00, në një zonë të pyllëzuar pranë pronës së viktimës.

Sipas të dhënave të policisë, 28-vjeçari Hazbi Velsula kishte ardhur nga Tirana dhe kishte thirrur kushëririn për një “muhabet”. Por në vend të një bisede, e ka sulmuar me thikë, duke e goditur disa herë në gjoks dhe në trup.

Selimi ka tentuar të largohet për të kërkuar ndihmë, por është rrëzuar disa metra më tej, ku dhe ka ndërruar jetë.

Zenel Velsula, një ndër të parët që ka shkuar në vendngjarje, tregoi:

“Viktima ishte njeri shumë i mirë, nuk kishte konflikte me askënd, as me autorin.”

Ai shtoi se trupi i Selimit është gjetur në një zonë me terren të thyer, ndërsa rreth gjashtë metra më tutje ishte telefoni i tij. Dyshohet se përveç thikës, autori ka përdorur edhe një dru të marrë nga një gardh aty pranë.

Vëllai i viktimës ndodhej rreth 500 metra larg, por për shkak të relievit nuk ka dëgjuar asgjë.

Rasim Velsula, një tjetër kushëri i viktimës, tha se nuk kishte njohuri për ndonjë konflikt mes palëve, por ngre dyshime për gjendjen mendore të autorit:

“Kemi hyrje-dalje me të dyja familjet. Unë them që autori ka qenë në depresion, nuk e shpjegoj dot ndryshe. Është i ri, i pamartuar. Nuk kishin konflikte me njëri-tjetrin. Ne e dinim sikur ishin jashtë shtetit, në Greqi, por ja që ndodhi kjo që ndodhi.”

Pas vrasjes, Hazbi Velsula është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe është strehuar në banesën e të vëllait në Allias, Tiranë.

Më pas ka telefonuar të motrën dhe i ka rrëfyer krimin. Ishte kjo e fundit që njoftoi policinë. Brenda pak orësh, efektivët e komisariatit të Matit lokalizuan dhe arrestuan autorin në kryeqytet.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar edhe thikën me të cilën u krye krimi.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Trupi i pajetë i Selim Velsulës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Etiketa: Hazbi VelsulaVajza e Selim VelsulësVrasja ne Klos

Të tjera

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?
Aktualitet

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

Më 30 janar 2026, Policia e Tiranës arrestoi Hysen Ramajn, i njohur si Bushi i “Për’puthen”, për shitje mallrash me...

18:31 27/02/2026
Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar
Aktualitet

Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

Ndërsa aksi Librazhd–Pogradec u shemb, duke izoluar juglindjen e vendit dhe duke vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve, kryeministri Edi...

16:20 27/02/2026
Para
Osmani takohet sot me kreun e KE-së dhe me presidenten e Parlamentit Evropian

26-vjet nga hyrja e NATO-s në Kosovë, Osmani: Historia e shkruar me gjak nuk fshihet me gënjeshtra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

18:31 27/02/2026
Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

16:20 27/02/2026
TTW: Turizmi në Shqipëri përballet me rënie, çmimet e larta të ushqimeve dëmtojnë reputacionin

TTW: Turizmi në Shqipëri përballet me rënie, çmimet e larta të ushqimeve dëmtojnë reputacionin

14:11 27/02/2026
Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

12:33 27/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.