Skip to content
Të Gjitha

Nuk do ketë TEC me gaz në Korçë/ Refuzohet leja mjedisore

· 1 min lexim

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka njoftuar se ka refuzuar lejen mjedisore për ndërtimin e Termocentralit në afërsi të qytetit juglindor Korçë.

Deklarata është bërë gjati takimit që Klosi pati paraditen e sotme me trupën inspektuese të të gjitha inspektoriateve për planin operacional për sezonin turistik 2019.

Sipas ministrit ky TEC nuk përmbush standardet e BE-së.

Ndërkohë dje Kryebashkiaku Sotiraq Filo iu drejtua me një letër Ministrit të Turizmit Blendi Klosi, ku i bënte thirrje të mos aprovojë lejen pasi investitorët nuk kanë paraqitur asnjë garanci.

Ambientalistët kanë dhënë alarmin se TEC-i do të rriste me 25 % nivelin e ndotjes në Korçë duke pamundësuar jetën normale.