Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Notre-Dame de Paris, pas tragjedisë mendohet rindërtimi. Ja sa vite parashikojnë ekspertët

20:53 16/04/2019
Reading Time: 2 min lexim

Padyshim një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura ditën e djeshme ka qenë djegia e katedrales Notre Dame de Paris.

Çatia dhe maja e katedrales së famshme të Parisit, u shkatërrua nga zjarri, ku pothuajse për 9 orë luftë me flakët, zjarrfikësit arritën të vendosnin nën kontroll zjarrin. Ndërkohë pista kryesore ku po hetohet është ajo e një zjarri aksidental, ekspertët thonë se do të duhen të paktën 10 apo 15 vite punë për të përfunduar rindërtimin e Notre Dame.

Kur kanë kaluar  24 orë nga ngjarja,  të shumta janë hipotezat e ngritura për shkaqet e zjarrit. Gazeta “Le Parisien” e heq mundësinë që zjarri të ketë filluar nga saldimi në strukturën prej druri të katedrales.  Ky skenar u mohua në mënyrë të drejtë nga kreu i Monumenteve Historike përgjegjës për restaurimin, Francois Chatillon që tha se: “Puna ende nuk kishte filluar, vetëm skelat po vendoseshin.”

Ekspertët thonë se do të duhen edhe qindra miliona euro, për të rikthyer Notre-Dame në gjendjen e mëparshme. Vlerësimi është bërë nga federata e kompanive franceze të specializuara në restaurimin e monumenteve.

Por ndërsa hetimet vazhdojnë kanë nisur donacionet e para për fillimin e ndërtimit të simbolit të Parisit. Donacionet i kanë kaluar tashmë pragun e 600 milionë eurove. Ndër të fundit, ajo e familjes Bettencourt-Meyers, ndër më të pasurit në Francë, trashëgimtarët e gjigantit L’Oreal, i cili njoftoi një ndihmë prej 200 milionë, nga të cilat 100 përmes fondacionit Bettencourt Schueller. Për momentin është kontributi më i rëndësishëm për rivendosjen e katedrales së dëmtuar nga flakët së bashku me 200 milionë euro të tjera të premtuara nga grupi LVMH i familjes Arnault. Edhe gjigandi francez i naftës Total njofton një “donacion të veçantë” prej 100 milionë euro për rindërtimin e katedrales së Notre-Dame.

Notre-Dame është monumenti historik më i vizituar në botë, çdo ditë ajo shihet nga rreth 13 milion turistë. Ajo u ndërtua mes viteve 1163 dhe 1344. Vetëm vitin e kaluar Kisha Katolike Franceze apelonte për të mbledhur fonde dhe për të filluar punën e restaurimit në strukturën e saj.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Katedralja Notre-Dame në Parisrestaurimi

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Europol: Mafia Shqiptare dhe Italiane, kërcënim për sigurinë evropiane

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip