Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell është shprehur se Kosova dhe Serbia duhet që pa vonesa të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes tyre.
“Të dyja palët ranë dakord për këtë rrugë drejt normalizimit më herët këtë vit. Kjo është diçka e detyrueshme për ta dhe kërkohet nga palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim në këtë marrëveshje. Shpresoj që së shpejti të nxjerrim një deklaratë me konsideratat e ministrave për këtë dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndihmuar nga Bashkimi Evropian”, tha Borrell.
Ai shtoi se BE kërkon që “që të fillohet zbatimi në bazë të propozimit pa vonesa të mëtejshme, dhe kjo përfshin detyrimin e të dyja palëve që të zbatojnë plotësisht marrëveshjet e kaluara të dialogut”.
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt gjatë një vizite në Voskopojë, dërgohet me urgjencë drejt spitalit
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka kaluar momente të vështira paraditen e sotme pasi pësoi një infarkt gjatë...