Skip to content
Drejtësi & SPAK

Noizy në GJKKO për dosjen e Laert Haxhiut, kërkohet dëshmia e Cllevios dhe babait të reperit

· 1 min lexim

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”, u paraqit këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj Laert Haxhiu.

Thirrja e tij u bë pas kërkesës së mbrojtjes, e cila ka paraqitur një listë me rreth 60 dëshmitarë për të sqaruar rrethanat e çështjes. Ndërkohë, Haxhiu nuk ishte fizikisht i pranishëm në sallën e gjyqit, por qëndroi në ambientet e burgut të sigurisë së lartë në Drenovë.

Gjatë seancës u diskutua edhe episodi i vendosjes së tritolit në biznesin e Noizyt në Durrës. Për këtë ngjarje, avokatët e reperit kërkuan të dëshmojnë edhe Bashkim Rajku, babai i artistit, si dhe Kleviol Ahmetaj, i njohur si “Cllevio”, i ekstraduar disa muaj më parë nga Dubai.