Skip to content
Aktualitet

Njoftimi i rëndësishëm i Ambasadës së SHBA: Ja kur fillon aplikimi për Lotarinë Amerikane…

· 1 min lexim

Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët në lidhje me hapjen e aplikimeve për Lotarinë Amerikane.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Ambasadës, regjistrimet do të hapen më datë 7 tetor në orën 18.00 me orën shqiptare si dhe do të mbyllen më datë 10 nëntor, ora 18.00.

“Regjistrimet për Programin e Lotarisë Amerikane 2022 do të jenë të hapura nga data 7 tetor, 2020, ora 18:00 (ora shqiptare) deri më 10 nëntor 2020, ora 18:00 (ora shqiptare)! Për më shumë informacion, klikoni këtu: http://ow.ly/7dCz50BFoLx

Vazhdoni të na ndiqni në Facebook, Twitter dhe instagram gjatë kësaj kohe, për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157741461895838