Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Një vit pas tërmetit shqiptarët nuk venë mend… nuk sigurojnë pronat por presin vetëm nga shteti

18:12 26/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Shqiptarët janë gati që të vriten për pronën, ose të vrasin edhe vëllanë, por për ta ruajtur atë nuk kujdesen thuajse fare. Këtë më mirë se cili do shembull tjetër e treguan dy tërmetet e fuqishme të vitit të kaluar.

Pas të parit në shtator të vitit të kaluar, ishin shumë të pakët ata që vrapuan për të siguruar pronën e tyre të patundshme, konkretisht shtëpitë.

Më pas tërmeti i 26 nëntorit i gjeti shumicën e shqiptarëve me sytë nga qielli, dhe me shpresën se shteti “do ta vërë dorën në zemër…”.

Por në Shqipëri shteti nuk është e vetmja zgjidhje, madje në shumicën e rasteve as zgjidhja më e mirë.

Natyra u dha plot një vit kohë shqiptarëve pas tërmetit, por shumica duket se e harruan shkatërrimin dhe po ashtu edhe vlerën që ka prona, duke i lënë ato të pasiguruara.

Shumica e të dëmtuarve ende presin që shtëpitë e dëmtuara t’ua rindërtojë ose t’ua riparojë shteti. Dhe, akoma sot, shumica dërrmuese e shqiptarëve, nuk i sigurojnë pronat.

Raporti i AMF-së

Shqipëria kaloi dy tërmete të fuqishme njëri pas tjetrit vitin e kaluar por ndërkohë numri i kontratave të sigurimit të pronës, është më pak se 35 mijë objekte.

Në pjesën më të madhe ato i’u takojnë pronave të lëna si kolateral nga individët për kreditë bankare.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për 9-mujorin e këtij viti numri i kontratave të sigurimit të dëmeve në pronë është në nivele të përafërta me vitin e kaluar, me një rritje modeste prej rreth 2%.

Në shumicën e rasteve, sigurimi i pronës bëhet vetëm në vlerën e kredisë bankare dhe jo për të gjithë vlerën e pronës. Ndaj, edhe këto sigurime mbrojnë më shumë bankat, sesa pronarët e pasurisë së paluajtshme.

Sipas AMF-së, për 9 muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 10 milionë euro për sigurimin e dëmtimeve në pronë. Ndërsa u vërejt një rritje me 12% e primeve për sigurimin e fatkeqësive natyrore, kishte një rënie me 36% të sigurimit të dëmeve të tjera në pronë.

Në veçanti për sigurimin e pronës nga katastrofat primi mesatar ka shënuar një rritje, megjithatë, sipas ekspertëve të AMF-së, kjo ka ndodhur sepse janë siguruar në përgjegjësi në vlera më të mëdha dhe jo sepse primet e sigurimit të banesave janë shtrenjtuar.

Sipas censit të fundit, të vitit 2011, në Shqipëri ekzistonin pak më shumë se një milionë banesa, ndërsa numri vjetor i kontratave nuk është më shumë se 46 mijë. Kjo do të përkthehej në një shkallë sigurimi të banesave në nivel kombëtar prej rreth 4.6%.

Por, realisht shkalla e sigurimit është edhe më e ulët, po të kemi parasysh se numri i ndërtimeve ka vazhduar të rritet, ndërsa kontratat e sigurimit të pronës nuk përfshijnë vetëm banesat, por edhe prona me funksion biznesi.

Dëmet nga tërmetet

Ndërkohë që fatura e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit 2019 u vlerësua rreth 1 miliardë euro, pritet që pjesa më e madhe e kësaj vlere të paguhet nga shteti. Dëmet e kërkuara për kompanitë e sigurimeve kishin vlerën e rreth 33 milionë eurove.

Nga dhjetori 2019 deri në fund të shtatorit 2020, siguruesit kanë paguar rreth 23 milionë euro për dëmet në pronë. Gjithsej, kompanitë e sigurimeve kanë paguar më shumë se 5 mijë dëme.

Duke qenë se katastrofat natyrore në pjesën më të madhe risigurohen, pjesa dërrmuese e faturës së dëmeve është paguar nga kompanitë e risigurimit.

Në mungesë të një kulture të gjerë sigurimi në popullsi, pas tërmetit të vitit të kaluar u kthye në tryezat e vendimmarrjes një draft për sigurimin e detyrueshëm të fatkeqësive, propozim i hershëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Drafti propozonte një sigurim të detyrueshëm për një vlerë deri 25 mijë euro, kundrejt një primi sigurimi deri në 25 euro në vit. Por, edhe ky projekt është harruar sërish dhe deri më sot, qeveria nuk ka propozuar një projektligj të tillë.

/Burimi: AMF/ GazetaReforma.com/

 

 

 

Etiketa: pronashqiptaresigurimtermeti

Të lidhura

Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

Agjencia amerikane Bloomberg i ka kushtuar vëmendje të veçantë zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke u fokusuar në aksionin për...

14:01 18/07/2025
Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik
Aktualitet

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Kur Barry Lewis erdhi për herë të parë në Shqipëri, në vitin 1990, regjimi komunist ishte ende në fuqi dhe...

13:39 18/07/2025
Para

E rëndë në Lezhë/ 52-vjeçarja hidhet nga kati i dytë, ndërron jetë në vend! (DETAJE)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

14:01 18/07/2025
Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

13:39 18/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Vrasja e Renis Dobrës / Katër persona të dyshuar si pjesëmarrës në rrëmbim, dy vëllezër rezultojnë jashtë vendit

13:18 18/07/2025
Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

12:56 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.