Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Një tjetër lëvizje brenda PD-së, Fatbardh Kadilli prezanton iniciativën e re

15:08 28/09/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ish-kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli ka njoftuar një lëvizje të re në Partinë Demokratike. Kadilli ka njoftuar në një deklaratë për mediat se ka marrë nismën për Iniciativën Demokratike (iDE) dhe thotë se duhet bërë një opozitë e re. Ai shprehet se iDEdo të vijë si një opozitë e pastër përballë pushtetit abuziv të Ramës dhe do të ketë propozime të besueshme, nga njerëz të besueshëm, në dobi të vendit. Më tej, Kadilli deklaron se opozita nuk është ekskluzivitet i askujt dhe se nisma ka si qëllim një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më konkuruese.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të rëndë. Jemi përsëri në opozitë. Jemi të përçarë dhe kemi lidershipin të kompromentuar përballë anëtarësisë. Gara për zgjedhjen e Kryetarit të ri ishte një mundësi e humbur dhe e keqpërdorur.

Në Manifestin Politik për Ringritjen e PD kam këmbëngulur për një PD më të madhe se Kryetari, për një PD më të madhe se vetvetja. Motoja ime ishte dhe mbetet për Një PD të Pastër, Të Hapur, Të Bashkuar dhe Fituese. Iniciativa Demokratike, me një logo domethënëse – iDE, është propozimi ynë i ri për demokratët dhe opozitarët.

Në këtë kohë të turbullt ne kemi propozimin tonë për demokratët: Grindja e brendshme, kriza e rëndë politike, përplasja mes dy kryetarëve po shpenzon energji, po bjerr moralin tonë politik dhe ka nxjerrë jashtë misionit të saj opozitar PD.

Ne besojmë se asnjëra palë nuk jep zgjidhje të qëndrueshme. Nuk janë zgjidhja as për PD dhe as për të ndërtuar opozitë të pastër. Asnjëri nuk bashkon, nuk forcon, nuk na shton, nuk fiton. Nuk jep një fokus të qartë e të vërtetë opozitar. Një alternativë konkuruese.

Pikërisht tek krijimi i alternativës qëndron propozimi ynë. Ne kemi marrë përgjegjësitë tona.

Do të bëjmë opozitë. Një opozitë të re. Përballë pushtetit abuziv të Ramës, ne do të vijmë si një opozitë e pastër, opozitë konkuruese, opozitë që ngjall shpresë. Kjo opozitë e re do ketë propozime të besueshme, nga njerëz të besueshëm, në dobi të vendit.

Në përputhje të plotë me statutin e PD, ne sot shpallim krijimin e iniciativës demokratike si strukturë e PD-së jo mbi baza territoriale por sociale, profesionale, politike. Me shtrirje dhe veprim në gjithë territorin.

Ne sjellim ide. Në iDE ballafaqohen ide. Kush ka ide, vjen në iDE. Me mendim të ri politik, me sfida të vërteta politike, me aksion të njëmendtë politik. Për beteja politike thelbësore, programore dhe jo beteja rastësore.

iDE do të mobilizojë energjitë dhe talentin e pashfrytëzuar të demokrateve dhe opozitarëve.

Opozita nuk është ekskluzivitet i askujt. Partia edhe mund të bëhet monopol. Opozitarizmi jo!

Struktura e re, iDE është e përbërë nga politikanë me përvojë, me karrierë politike dhe administrative, por edhe njerëz të rinj, të shkëlqyer që duan të kontribuojnë

Ajo është vetvepruese. iDE është më e gjerë se anëtarët e PD. Ajo është një ftesë për çdo demokrat që nuk është PD-ist dhe për çdo qytetar që nuk është demokrat. Tek vetveprimi, tek hapja, tek konkurenca si filozofi e jetës, si dhe tek qytetari qëndron dallimi dhe e veçanta e këtij forumi të pangjashëm deri më sot.

iDE do të bëjë politikë që sjell dobi për qytetarin. Që zhvillojnë dhe lartësojnë familjen, ligjshmërinë, pronën private, tregun dhe meritokracinë. Ne kemi vendosmërinë, kemi guximin, kemi pastërtinë dhe durimin të përballemi me të keqen kudo. Brenda nesh dhe jashtë nesh. Qëllimi është një Shqipëri me e mirë, më e drejtë, më konkuruese.

 

Etiketa: Fatbardh kadilliiniciativa e repd

Të lidhura

Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona
Aktualitet

Fëmija 3 vjeç dëmtohet në çerdhe, nëna bën denoncimin

Një nënë ka denoncuar në polici se djali i saj 3-vjeçar është dëmtuar në zonën e qafës teksa ndodhej në...

10:40 15/05/2025
Dështim apo zgjidhje? Përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Dështim apo zgjidhje? Përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës mbledh sot për herë të 16-të deputetët e rinj, në një tjetër përpjekje për ta konstituuar përbërjen...

10:33 15/05/2025
Para
Vijon aksioni për kapjen e tij, 21-vjeçari qëllon me armë zjarri helikopterin e forcave të policisë

Vijon aksioni për kapjen e tij, 21-vjeçari qëllon me armë zjarri helikopterin e forcave të policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona

Fëmija 3 vjeç dëmtohet në çerdhe, nëna bën denoncimin

10:40 15/05/2025
Dështim apo zgjidhje? Përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështim apo zgjidhje? Përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

10:33 15/05/2025
Samiti Europian në Tiranë, zbulohen temat që do të trajtohen

Samiti Europian në Tiranë, zbulohen temat që do të trajtohen

10:25 15/05/2025
Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ 1500 forca policie në terren

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ 1500 forca policie në terren

10:00 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.