Skip to content
Të Gjitha

Një nga arsyet e refuzimit të Francës, 45 mijë shqiptarë aplikuan për azil gjatë dekadës së fundit

· 2 min lexim

Ditën e sotme, Këshilli Europian do të vendosë, nëse do të nisë apo jo negociatat me Shqipërinë.

Situata nuk duket shumë e mirë, duke parë vendosmërinë e Francës, e cila kërkon më parë një reformim të BE-së.

Sipas “Monitor”, një nga arsyet e refuzimit të Francës, është edhe numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë.

Të dhënat e Eurostat flasin për 9655 azilkërkues për 2018-ën, duke u renditur të dytët pas afganëve.

Afganistani ndërkohë nuk konsiderohet vend i sigurtë dhe numëron 10.340 kërkesa, një diferencë jo shumë e madhe me Shqipërinë.

Ndërkohë në 2017, Shqipëria shënonte një rekord aplikimesh me 12130.

Ndërsa që prej 2008-ës, në Francë kanë kërkuar azil mbi 45 mijë shqiptarë, ku pjesa më e madhe është regjistruar në tre vitet e fundit.

Edhe për muajt e parë të 2019-ës, trendi ka qenë në rritje, ku për periudhën janar-korrik numërohen 5835 aplikime, 25% më shumë sesa vitin e kaluar.

Megjithatë shqiptarët nuk dorëzohen kollaj, pasi 5.3% e totalit të kërkesave janë rishikuar.

Ndërsa nga aplikimet e bëra për herë të parë janë pranuar vetëm 5.3% e totalit.

Edhe pse refuzohen, shqiptarët nuk dorëzohen lehtë, numrin më të lartë të kërkesave për rishikim.

Në 6 muajt e parë të vitit, për çdo 100 mijë banorë janë larguar 55 shqiptarë, duke u renditur të parët në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Me dy herë më pak aplikime renditet Siria, ndërsa vend i tretë mbahet nga Gjeorgjia.