Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Një natë tmerri në Gaza: Mjekja palestineze humb 9 fëmijët e saj nga një sulm ajror

14:20 24/05/2025
Reading Time: 2 min lexim
Një natë tmerri në Gaza: Mjekja palestineze humb 9 fëmijët e saj nga një sulm ajror

Një ngjarje tronditëse ka goditur qytetin Khan Younis në Rripin e Gazës, ku një sulm ajror izraelit ka shkatërruar shtëpinë e një mjekeje palestineze, duke i marrë jetën nëntë prej dhjetë fëmijëve të saj. Lajmi është konfirmuar nga Spitali Nasser, ku punon vetë mjekja, Dr. Alaa al-Najjar.

Sipas njoftimeve nga mjekët e spitalit, vetëm një prej fëmijëve të saj dhe bashkëshorti, Hamdi al-Najjar, kanë mbijetuar, ndonëse janë plagosur rëndë. Djali 11-vjeçar i mjekes iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale nga kirurgu britanik Graeme Groom, i cili punon në mënyrë vullnetare në këtë institucion.

Pamje të publikuara nga autoritetet lokale dhe të verifikuara nga BBC tregojnë momentet e tmerrshme teksa trupat e fëmijëve nxirreshin nga rrënojat e banesës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, sulmi ndodhi pak pasi bashkëshorti i mjekes ishte kthyer në shtëpi, pasi e kishte shoqëruar atë në vendin e punës.

“Fëmija më i madh ishte vetëm 12 vjeç,” deklaroi drejtori i ministrisë, Dr. Muneer Alboursh. “Një tragjedi e paimagjinueshme.”

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile në Gaza, Mahmoud Basal, sqaroi se fillimisht u gjetën tetë trupa nën rrënoja, por më pas numri i viktimave u përditësua në nëntë fëmijë të vdekur, ndërsa disa të tjerë u nxorën të plagosur.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), në një deklaratë zyrtare, bënë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kishin sulmuar mbi 100 objektiva në të gjithë territorin e Gazës. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë raportoi se të paktën 74 persona janë vrarë në këtë periudhë.

Mjeku Dr. Youssef Abu al-Rish tregoi se kishte gjetur kolegen e tij, Dr. al-Najjar, në sallën e operacionit, duke pritur në ankth për gjendjen e të birit – i vetmi prej fëmijëve që i mbijetoi sulmit.

Në një apel të dëshpëruar drejtuar botës, një i afërm i familjes, Youssef al-Najjar, kërkoi ndihmë: “Mjaft! Kini mëshirë për ne! Jemi të rraskapitur nga zhvendosja dhe uria!”

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para
Nga Parada e Krenarisë në propagandë: Kur fëmijët përdoren si flamuj të një ideologjie

Nga Parada e Krenarisë në propagandë: Kur fëmijët përdoren si flamuj të një ideologjie

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip