Zona e ish-Kinostudios është projektuar për kulla, të cilat do të ngrihen shumë shpejt, por para kullave duhej marrë e gjithë toka njëherë dge duket se biznesmeni Samir Mane, i cilësuar si oligark, e ka kaparosur këtë punë.
Monitor raporton se grupi i biznesit BALFIN ka dalë nga investimi në tregun mediatik, duke shitur pas një viti e gjysmë nga blerja shoqërinë mediatike SCAN sha. (televizion dhe portal informacioni).
E bleu për tokën e projektuar për kulla, Samir Mane shet të gjitha aksionet e TV SCAN , një ministre në prapaskenë?
E bleu për tokën e projektuar për kulla, Samir Mane shet të gjitha aksionet e TV SCAN , një ministre në prapaskenë?
Sipas kontratës së shitblerjes së aksioneve, Balfin ka shitur 70% të aksioneve në SCAN te administratorja e shoqërisë, Dorina Sela, për 105 mijë euro. Më herët, në muajin qershor Balfin kishte shitur edhe 15% të aksioneve te Artan Hoxha për 45 mijë euro dhe 15% të tjera po te administratorja Dorina Sela për shumën simbolike 1 euro.
Individi blerës i aksioneve, Dorina Sela, nuk rezulton të ketë angazhime të tjera në biznes dhe para emërimit si administratore e Tv Scan, në prill të këtij viti, ka qenë punonjëse në shoqërinë G2 Media, (A2-CNN).
Në total, BALFIN ka marrë për aksionet e Scan 150 mijë euro, ndërkohë që e pati blerë shoqërinë në mars të vitit 2022 për 700 mijë euro. Duke llogaritur edhe shtesën e kapitalit në para prej afërsisht 150 milionë lekësh, të injektuar në shoqërinë SCAN sh.a., humbja totale e BALFIN nga investimi në SCAN mund të llogaritet në afërsisht dy milionë euro.
E gjitha duket një skemë e mirëfilltë pastrimi parash që bashkë me provat meriton një seri shkrimesh të gjata edhe për faktin se nëpër korridoret e televizionit flitet se blerësi hije është një ministre.
Sipas pasqyrave të audituara financiare, SCAN e mbylli vitin 2022 me humbje neto në vlerën e 114 milionë lekëve.
Shoqëria ka rishikuar edhe pasqyrat financiare të vitit 2021, duke e rivlerësuar humbjen vjetore nga 252 milionë lekë në 315 milionë lekë. Rivlerësimi në rritje i humbjeve të vitit financiar 2021 ka ardhur kryesisht si rezultat i zhvlerësimit të aktiveve materiale. Në total, gjatë periudhës 2021-2022, Scan sha ka akumuluar humbje totale në vlerën e 429 milionë lekëve (më shumë se 4 milionë euro me kursin aktual)./ Gazeta Jonë
Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve
Operatori One Albania po përballet me një valë të fortë reagimesh nga abonentët, jo vetëm për rritjen e tarifave me...








