Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Një kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, bën thirrjen e rëndësishme për Patozin dhe opozitarët e tjerë

19:50 06/05/2019
Reading Time: 2 min lexim

Kreu i LDE Arian Galdini sfidoi sot Astrit Patozin i cili pak ditë më parë në një intervistë televizive tha se Bindja do mbështesë çdo kandidat të pavarur kundër mazhorancës në 30 qershor.

Ish-aleati i Lulzim Bashës, Arian Galdini përmes një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale i kërkon partisë më të re opozitare ‘Bindja Demokratike’ të Astrit Patozit, por edhe koalicionit opozitar që është regjistruar në zgjedhje “Shpresa për Ndryshim” që të mbështesin kandidaturën e tij në Tiranë përballë Erion Veliajt.

Opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, madje do i bllokojë, por qeveria është shprehur e vendosur për zhvillimin e tyre.

Postimi i plotë i Arian Galdinit
Ftoj të gjitha ato parti politike dhe Koalicione Opozitare të djathta pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale, që ende nuk kanë kandidat për Bashkinë e Tiranës, të më mbështesin mua në sfidën time për tu përballur me Lal Çerin si Kandidati Opozitar i Djathtë për Kryetar Bashkie në Tiranë. Ndërkohë ne si LDE po punojmë fort për mbledhjen e firmave. Por janë jashtëzakonisht shumë firma dhe kemi shumë pak ditë në dispozicion. Jam e jemi të hapur për bashkëpunim me këdo që do të konkurojë me një platformë opozitare të djathtë përballë Lal Çerit.

Gjithçka dua është lehtësimi dhe bashkimi i të djathtëve në këtë betejë e sfidë për tua rikthyer Tiranën qytetarëve të saj. I bëj thirrje Bindjes Demokratike dhe Koalicionit “Shpresa për Ndryshim”, që të më mbështesin si Kandiatin Opozitar të Djathtë për Kryetar Bashkie në Tiranë. Jam i hapur për bashkëpunim që ta kemi mundësinë e kësaj gare në Tiranë. Delalifikimi është mision madhor për të djathtën. Jam gati dhe i përgatitur plotësisht që të bëjmë një sfidë fituese në Tiranë. Ju faleminderit shumë. Shpresoj e besoj shumë tek Bashkimi i së Djathtës. E djathta është Shumicë e mund ta fitojë Tiranën.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: arian galdiniBashkia tiranekandidon

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Nuk kalon vettingun, anëtari i Gjykatës së Lartë akuzon Vjollca Hoxhën për ndërhyrje në proces

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip