Skip to content
Kronikë

Një grua bashkëpunëtore në vrasjen e Mateos? Ja çfarë thotë Klodian Çalamani

· 2 min lexim

Një javë më parë, Fieri por jo vetëm, u trondit nga vrasja makabre e një të mituri 8-vjeçar, nga Klodian Çalamani.

Ndërsa për autorin e vrasjes u dha nga gjykata e Fierit  masa e sigurimit  “Arrest me burg”  dhe tashmë Klodian Çalamani ndodhet në burgun e Vlorës, detaje të reja kanë dalur në dritë nga vrasja e 8-vjeçarit, Mateo.

Në emisionin “Zemër të Hapur”, u konfirmua se nëna e djalit dhe dy të afërme të familjes, kanë dëshmuar ditën e djeshme në polici, se kanë dyshime për përfshirjen e një gruaje në ngjarjen e rëndë.

Por këto akuza i ka mohuar vetë Çalamani, i cili ka pranuar me gjakftohtësi se e ka kryer ai krimin dhe se mban përgjegjësi të plotë mbi këtë gjë.

Sipas të afërmeve të Mateos, djali u vra nga Çalamani, pasi ka parë diçka që nuk duhej ta shihte dhe se ai kishte një sekret që donte ta rrëfente.

Ditën e djeshme një grua, banore e zonës, hodhi dyshime duke u shprehur se Klodian Çalamani nuk e ka kryer i vetëm vrasje, por sipas saj dikush e ka informuar kur Mateo shkoi për të blerë bukën.

Këto dëshmi u mbështetën nga tezja e Mateos.

Ndërkohë këto deklarata kanë qenë indicie  që të kontrollohej dhoma ku jetonte autori, ndërsa kanë kërkuar për të gjetur prova.

Aktualisht Calamani ndodhet ne paraburgimin e Vlores.