Skip to content
Të Gjitha

Një ditë pas tubimit, Meta “kokë më kokë” me Bashën për rreth 60 minuta në Presidencë

· 2 min lexim

Presidenti Ilir Meta thërriti sot pasdite në zyrë kreun e PD, Lulzim Basha.

Takimi mes dy liderëve u zhvilluar për rreth një orë, larg syrit të mediave.

Mendohet se gjatë takimit Meta dhe Basha kanë diskutuar për tubimin e djeshëm, ku presidenti ka falenderuar kreun e demokratëve për mbështetjen.

Mirëpo nuk përjashtohen as veprimet e radhës që do të pasojë tubimin.

Gjatë manifestimit, presidenti tha se ky ishte hapi i parë dhe se nuk do të ndalet deri në rrëzimin e asaj që ai e quan “grusht shteti”.

Meta në tubim firmosi edhe një dekret, i cili hedh poshtë marrjen e kompetencave të presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Më tej ai kërcënoi se nëse mazhoranca nuk tërhiqet, do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

Gjatë tubimit Meta përdori edhe flamurin amerikan, por menjëherë pas përfundimit të tubimit, ambasadorja Yuri Kim u distancua, duke thënë se SHBA nuk kishte lidhje me manifestimin.

Kujtojmë se më herët kreu i shtetit i ka quajtur ambasadorët organizatë mafioze, që kanë luajtur me sovranitetin e vendit tonë.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama u shpreh se Meta nuk e ka tagrin për të shpërndarë parlamentin.