Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Një ditë pas protestës, komentojnë studiues dhe politikanë

20:55 09/01/2022
Reading Time: 5 min lexim

Në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe ish kryeministri Sali Berisha, shkëmbyen sot akuza për protestën e djeshme.

Ata fajësuan njëri tjetrin për pasojat që protesta la pas, për plagosjet e pjesëmarrësve dhe dëmet materiale.

Për protestën reagoi edhe kryeministri Rama, i cili e përshkroi si një ngjarje të rëndë.

Ndërsa analisti i njohur, Blendi Ceka, thotë për “Zërin e Amerikës” se Partia Demokratike dështoi për të zgjidhur një konflikt të brendshëm përmes mekanizmave politikë.

Një ditë pas protestës së djeshme, politikanët kryesorë të majtë e të djathtë shprehën të njëjtat qëndrime kundër njëri tjetrit si edhe më parë, sa i takon tubimit edhe nevojës për riorganizim të opozitës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se ish kryeministri Sali Berisha ushtroi dhunë dje ndaj selisë dhe njerëzve të opozitës, duke provokuar viktimizim të pjesëmarrësve dhe se sot u kthye në vendin e krimit, duke buzëqeshur mbi gërmadhat, që shkaktoi me ndjekësit e tij të gënjyer.

“Askush të mos mendojë se këto ngjarje të dhunshme të orkestruara nga trekëndëshi i Bermudës (Rama – Berisha – Meta) do ta frenojnë Partinë Demokratike në përpjekjet për riorganizim. Përkundrazi. Pikërisht nga këto rrënoja që la pas dhuna e djeshme e organizuar nga zoti Berisha, Partia Demokratike do të ringrihet dhe do të kthejë shumicën në pushtet, ndërsa ata që vodhën dhe deformuan vullnetin e saj politik do të japin llogari për krimet dhe korrupsionin që po kryejnë së bashku me oligarkët shërbëtorë të tyre. Shumica e shqiptarëve duan ndryshim”, – tha zoti Basha.

Organizatori i protestës së djeshme, Sali Berisha, tha para mediave në oborin e selisë qendrore të PD-së se protesta ishte paqësore, dhe se revolucioni paqësor nuk mund të ndalet.

“Erdha këtu që në emër të komisionit të përkohshëm organizativ të shpreh respektin tonë të thellë për heronjtë e 8 janarit, që i provuan kujtdo se askush nuk mund të ndalë përpjekjet për konsolidimin e pluralizmit politik në Shqipëri”, – tha zoti Berisha.

Studiuesi i njohur i zhvillimeve politike të Shqipërisë, dr.Blendi Ceka, thotë se një dështim i jashtëzakonshëm u shënua dje për zotërinjtë Basha e Berisha dhe për të gjithë burokracinë e Partisë Demokratike.

“Tek figurat e PD-së është investuar për 30 vjet nga shoqëria, dhe ata ende nuk kanë një mekanizëm që zgjidh mosmarrëveshjet, por përkundrazi rreshtohen si grupe klientele pa dhënë asnjë alternativë politike, pa i siguruar asnjë imunitet partisë si strukturë me funksionim normal, gjë që vë në pikëpyetje seriozisht ekzistencën e saj, se për çfarë arësye duhet të ekzisotjë nëse nuk gjen mirëkuptim midis pikëpamjeve të ndryshme brenda saj”, thotë zoti Ceka.

Analisti i njohur pjesëtar i departamentit të shkencave politike në Universitetin e Tiranës, thotë se partitë kryesore politike, edhe Partia Socialiste, kanë mbetur prapa shoqërisë, dhe shoqëria i ka tejkaluar ato.

“Partitë janë shndërruar në ndërmarrje klienteliste, që në vetvete nuk ndajnë besime, nuk ndajnë përbashkësime, dhe kanë shumë probleme me përfaqësimin e shoqërisë. Kjo që ndodhi me Partinë Demokratike është rrjedhojë e faktit se është shndërruar në një ndërmarrje klienteliste me aksionerë privatë, të cilët e shohin subjektin politik thjesht si një instrument për të marrë pushtetin dhe për të nxjerrë përfitime. Kjo është një krizë afatgjatë, e cila kulmoi me atë që ndodhi të shtunën. Ky është një degradim i ardhur në kohë edhe në Partinë Demokratike edhe në Partinë Socialiste, e cila mban ekuilibrat thjesht sepse është në pushtet”, – theksoi zoti Ceka.

Për protestën e djeshme nuk munguan as komentet e kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi atë si një ngjarje e rëndë, absurde, ekstreme dhe qesharake njëkohësisht.

“Ndodhia e djeshme ishte një ndodhi shumë e rëndë për demokratët dhe për të gjithë shqiptarët dhe për vetë Shqipërinë. Ishte një lajm absurd, krejt befasues, sa i rëndë aq edhe qesharak, që në një vend demokratik sulmohet me dhunë selia e partisë së opozitës nga vetë mbështetësit e saj, është diçka e pa ndodhur kurrë në dijeninë time, në historinë e botës demokratike, diçka ekstreme, diçka që shkon përtej çdo logjike”, – tha zoti Rama.

Ndërsa studiuesi Ceka thotë se ndërhyrja e policisë ishte profesionale dhe shmangu fatkeqësi më të mëdha, ndërsa akuzat që secila palë i bën asaj janë përpjekje për ta lidhur rivalin e vet me qeverinë.

Ndërsa këto zhvillime, sipas tij, mund të sjellin fryte pozitive, sepse të vërtetat po shihen hapur dhe kështu zgjidhjet mund të gjenden më lehtë.

Zoti Ceka shtoi se shpreson që zhvillimet të sjellin maturimin e politikës dhe afrimin më të madh të saj me qytetarët.

“Besoj se është më mirë të kemi këtë lloj përballje se sa të kemi hipokrizi. Sot faktikisht kemi më shumë se gjysmën e shoqërisë që voton kundër qeverisë, por nga ana tjetër kemi një opozitë pa asnjë lloj legjtimiteti, e degraduar nga pikëpamja e organizimit, pa alternativë dhe pa shpresë. Ky është realiteti dhe duhet parë ashtu si është. Është më mirë për shoqëria ta shohë në sy këtë të vërtetë se sa të kemi ekuilibra fiktivë pozitë – opozitë, të cilat e deformojnë shoqërinë më shumë se sa kjo protestë që ndodhi. Kjo mund të bëhet një krizë e mirë, se mund të sjellë reflektime serioze nga për të patur zhvillime përmbajtësore në krahun e opozitës. Njëlloj edhe nevojitet për socialistët”, – thotë zoti Ceka.

Përkrahës të ish kryeministrit Sali Berisha sulmuan dhe dëmtuan rëndë selinë e Partisë Demokratike. Protesta e thirrur kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, u bë menjëherë e dhunshme, ndaj edhe pati disa plagosje dhe arrestime.

Megjithë rezistencën e personave nga brenda godinës, protestuesit depërtuan në brendësi të godinës, pasi shkatërruan për disa orë sulmi me pajisje hekurthyese dyert e mbyllura me elemente metalikë.

Diplomatët amerikanë, europianë dhe OSBE dënuan dhunën dhe u kërkuan organizatorëve të ulin tensionet e protestës, e cila u shpërnda nga policia./Voa

 

Të lidhura

U thirr nga prokuroria për t’u marrë në pyetje, akuzë e re për Ajola Xoxën
Kryesore

Dosja “Veliaj”, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, ku po zbatohet masa...

11:58 19/05/2025
Apeli i GJKKO vendos dënimet për autorët e atentatit ndaj “të fortit” të Vlorës
Aktualitet

Apeli i GJKKO vendos dënimet për autorët e atentatit ndaj “të fortit” të Vlorës

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimet e dhëna nga shkalla e parë për atentatin e dështuar...

11:25 19/05/2025
Para
U dhunua nga protestuesit, reagon ashpër Bejko

U dhunua nga protestuesit, reagon ashpër Bejko

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

U thirr nga prokuroria për t’u marrë në pyetje, akuzë e re për Ajola Xoxën

Dosja “Veliaj”, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK

11:58 19/05/2025
Dështon për herë të 18 konstituimi i Kuvendit të Kosovës, kur mbahet seanca e radhës

Dështon për herë të 18 konstituimi i Kuvendit të Kosovës, kur mbahet seanca e radhës

11:40 19/05/2025
Apeli i GJKKO vendos dënimet për autorët e atentatit ndaj “të fortit” të Vlorës

Apeli i GJKKO vendos dënimet për autorët e atentatit ndaj “të fortit” të Vlorës

11:25 19/05/2025
I burgosuri humb jetën në qelinë e Fushë-Krujës, çfarë dyshohet

I burgosuri humb jetën në qelinë e Fushë-Krujës, çfarë dyshohet

10:55 19/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.