Skip to content
Kryesore

Nis shembja e stadiumit ‘Besa’ në Kavajë

· 1 min lexim

Ditën e sotme ka nisur shembja e tribunës kryesore të stadiumit “Besa” të Kavajës

Këtë mëngjes në stadium janë parë mjetet e rënda që kanë nisur me shembjen e tribunës dhe pastrimin e gjithë zonës, për t’i hapur rrugë ndërtimit të ri të pjesshëm.

Ky është një realizim i Bashkisë Kavajë, teksa më shumë se një vit më parë edhe kryeministri Edi Rama premtoi se do kishte ndërhyrje, por fakti është se edhe këtë sezon ekipi i Besës që kryeson Kategorinë e Parë i luan ndeshjet jashtë qytetit, një gjendje që ndodh prej shumë vitesh.

Veç tribunës, stadiumi i Besës në Kavajë ka nevojë edhe për fushën e re dhe sistemimin e tribunave të tjera, si edhe ndërtimin nga e para të gjithë infrastrukturës. Pritet të shikohet se çfarë lloj investimi do bëhet e sa do të realizohet.