Skip to content
Të Gjitha

Nis ndarja e bonusit 5 mijë lekësh për pensionistët, këto janë datat

· 2 min lexim

Sot Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare dhe bankat do të nisin shpërndarjen e shpërblimeve për pensionistët prej 5 mijë lekësh me rastin e festave të fundvitit. Kjo shpërndarje do të bëhet duke filluar nga data 21 dhjetor deri më datë 31.

Kreu i ISSH-së, Astrit Hado përmes një postimi në Facebook, ka treguar procedurat se si do të bëhet shpërndarja e këtij bonusi si dhe datat e ndara sipas kategorive. Ai ka bërë një kategorizim të pensionistëve në bazë të datave që ata tërheqin pensionin e tyre. Këto shpërblime i ka bërë të ditura kryeministri Edi Rama.

Postimi i plotë në Facebook:

Grafiku i shpërndarjes së shpërblimit të pensionistëve për festat e fundvitit 2020

• në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-2 dhjetor;

• në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 3-4 dhjetor;

• në datën 23 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 7-8 dhjetor;

• në datën 24 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 9-10 dhjetor;

• në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 11-14 dhjetor;

• në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 15-16 dhjetor;

• në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-18 dhjetor;

• në datat 29 – 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që nuk e kanë tërhequr pensionin në ditët e mëparshme të muajit;

• Shpërblimet e patërhequra në dhjetor paguhen përgjatë ditëve në vazhdim, me paraqitjen e përfituesit në sportele.

/Gazetareforma.com/