Skip to content
Bota

Nis evakuimi nga Mariupol, ja sa orë do të zgjasë armëpushimi

· 2 min lexim

Sot është dita e dhjetë e luftës në Ukrainë ndërkohë që Rusia ka vendosur armëpushim për shtatë orë në mënyrë që banorët te evakuohen.

BBC ka ndarë informacion nga këshilli i qytetit të Mariupol.

-Armëpushimi do të zgjasë nga ora 09:00-16:00 me orën lokale (07:00-14:00 GMT).

-Evakuimi i civilëve do të fillojë në orën 11:00 me orën lokale (09:00 GMT).

-Rruga e korridorit është nga Mariupol në Zaporizhzhia, një qytet në perëndim.

-Autobusët do të nisen nga tre lokacione në qytet dhe transporti privat do të lejohet gjithashtu të udhëtojë përgjatë itinerarit të dhënë.

-Bashkia e qytetit u kërkon drejtuesve të mjeteve të shfrytëzojnë plotësisht të gjithë hapësirën që kanë në automjetet e tyre.

-Udhëtimi larg itinerarit të rënë dakord është rreptësisht i ndaluar.

Autobusët do të nisen nga tre lokacione në qytet dhe transporti privat do të lejohet gjithashtu të udhëtojë përgjatë itinerarit të dhënë

Kujtojmë që qyteti juglindor i Mariupolit, i cili prej disa ditësh është i rrethuar nga forcat ruse.  Ndërkohë, luftime të ashpra ka pasur edhe në Volnovakha.
Më herët, kryebashkiaku i Mariupolit bëri thirrje që civilët të lejohen të largohen mes asaj që ai e quajti një “bllokadë” nga forcat ruse.

Diku tjetër, luftimet vazhdojnë. Shpërthime të shumta u dëgjuan në Kharkiv, në veri-lindje të Ukrainës