Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Flet nipi i Balilit, kryetari i Bashkisë së Delvinës: Ai u vetdorëzua, unë e kam bërë negociatën me drejtorin e policisë

21:13 15/01/2019
Reading Time: 3 min lexim

Lajmi i ditës së sotme ka qenë padyshim vetëdorëzimi i Klement Balilit në polici dhe rreth kësaj ngjarjeje, nipi i tij, Rigels Balili ka treguar sesi ka ndodhur.

Në një intervistë ekskluzive për Oran News, ai ka treguar se negociatat kanë nisur që në momentin kur janë njoftuar se është plotësuar dosja e Balilit dhe është gati për t’u dorëzuar në gjyq, ndërsa sot ka qenë dita kur u bë e mundur që të vetëdorëzohej në Drejtorinë e Policisë. Rigels Balili tregon se ka qenë vetë ai që ka shkuar në zyrën e Drejtorit të Policisë për të bërë negociatën.

Momentalisht Rigels Balili është në pozicionin e Kryetarit të Bashkisë së Delvinës, dhe në një lidhje të drejtpërdrejt ai i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të gazetarit.

Transkripti i plotë i bisedës:

Ora News: Zoti Balili, ju keni qenë pjesë e negociatave mes policisë dhe Klement Balilit për dorëzimin e tij?

Rigels Balili: Po

Ora News: Kur kanë filluar negociata?

Rigels Balili: Që në momentin që na kanë njoftuar avokatët që është plotësuar dosja dhe është gati për tu cuar në gjyq. Në momentin që dosja do të shkonte në gjyq ai ishte i gatshëm të përballej me drejtësinë. Siç na kanë njoftuar, sot kemi bërë të mundur vetëdorëzimin në polici.

Ora News: Ku ka qendruar zoti Balili gjatë kësaj kohe që ka qenë në kërkim?

Rigels Balili: Nuk pata kohë ta pyesja se ku kishte qëndruar, sepse shumë pak qëndrova, vetëm sa e mora dhe dorëzova tek drejtori i policisë?

Ora News: Ka një paqartësi, është vetëdorëzuar apo arrestuar?

Rigels Balili: Nuk është arrestuar, është vetëdorëzuar. Kam procesverbalin në dorë qe eshte vetedorezuar, kam shkuar unë tek zyra e drejtorit, kam bërë negociatën dhe ka ardhur drejtori e ka marrë në zonën e Delvinës.

Ora News: A ka qenë e vështirë kjo negociatë dhe çfarë e kë bindur atë të dorëzohej?

Rigels Balili: Aspak nuk ka qene e veshtire. Nuk ka qenë e vështirë, në momentin që dosja do të shkonte në gjyq, nuk do ti fshihej drejtësisë.

Ora News: Për cfare eshte rene dakord?

Rigels Balili: Kushti i vetëm  ka qenë që të vetëdorëzohej

Ora News: Do të kërkojë gjykim të shkurtuar?

Rigels Balili: Është pyetje që i takon atij jo mua?

Ora News: Keni kërkuar garanci për jetën e tij dhe mos ekstradimin në Greqi?

Rigels Balili: Nuk i trembet drejtësisë sepse e deklaron veten të pafajshme. Është vetëdorëzuar, nuk është arrestuar. E kishte thene që në momentin qe dosja do shkonte ne gjyq do te vetëdorëzohej. Nuk mund të rrinte tre vjet në paraburgim derisa dosja të shkonte në gjyq.

Ora News: Si është bërë komunikimi me të?

Rigels Balili: Nëpërmjet avokatit është komunikuar dhe avokati ka bërë negocimin me drejtorin e policisë.

Ora News: Kanë pasur avokatet komunikim me Balilin?

Rigels Balili: Besoj se po

Ora News: Ka qenë Ardi Veliu në momentin e vetëdorëzimit në polici?

Rigels Balili: Po, ka qenë vetë drejtori i Policisë së Shtetit.

Ora News: Keni një mesazh për autoritetet?

Rigels Balili: Drejtësia mos marrë për bazë mediat, pasi mediat i kanë vënë një titull “Eskobar”, edhe ju jeni koshientë që nuk e meriton.

Ora News: Kush janë qëndrimet e Balilit për akuzat?

Rigels Balili: Nuk më interesojne, i takojnë të pandehurit.

Ora News: Balili do thotë që është i pafajshëm?

Rigels Balili: Sipas tij, po

Ora News: Duke u përfshirë në negociata, mendoni se i keni bërë një shërbim drejtësisë?

Rigels Balili: Normalisht, tani që dosja është para gjykatës nuk ka pse të fshihet. Nëse është i pafajshëm të marrë pafajësinë, nëse është i fajshëm të dënohet në bazë të fakteve jo ne baze te gojdhenave, se dëgjova, prap politika u përfshi.

Ora News: A mendoni se ka një kosto politike për ju, pasi thoni që është vetëdorëzuar, ndërsa policia thotë është arrestuar?

Rigels Balili: Atë që pohova e them me përgjegjësi. Është vetë dorëzuar.

Etiketa: balili

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Brexit: ‘Rrëzohet’ May/ Britania në zgjedhje të parakohshme?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.