Skip to content
Të Gjitha

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, BE: përmbushët kushtet për hapjen e negociatave

· 2 min lexim

Bashkimi Evropian reagoi menjëherë pas zhbllokimit të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese ka folur dhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi.

“Lajm i shkëlqyeshëm nga Shqipëria! Me emërimin e anëtarit të 6-të nga Presidenti Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale. Arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit si pjesë e reformës në drejtësi. Kjo plotëson listën e kushteve për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare” – shkruan Varhelyi.

Ndërkaq, Ambasadori gjerman e ka quajtur këtë vendim  si gur kilometrazhi për shtetin ligjor, u përmbush një kusht qendror për integrimin

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf tha se një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekuilibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri, ndërsa e cilësoi përmbushje të një kushti qendror për integrimin e vendit.

“Zgjedhja e sotme e z. Përparim Kalo si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është një gur kilometrazhi në rrugën drejt konsolidimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Falenderimi im shkon për të gjitha institucionet, që ditët e fundit bashkëpunuan në mënyrë konstruktive në interes të kësaj çështjeje. Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekuilibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri. Gëzohem që në këtë mënyrë është përmbushur një kusht qendror prej konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian në mars 2020 për zhvillimin e konferencës së parë të anëtarësimit”, shkruan Zingraf.

/Gazetareforma.com/