Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ngre alarmin, Tabaku: 1 në 3 tenderë është pa garë dhe jepet për ofertën më të lartë

14:43 22/06/2023
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme përgjatë seancës plenare deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka akuzuar sektorin e prokurorimeve publike për mungesë transparence në aspektin e informacioneve që ndiqen që nga momenti i shpalljes së një tenderi.  Teksa po mbante fjalën e saj në Kuvend, Tabaku është shprehur se sot 1 nga 3 tende është sot pa garë dhe se jepet për ofertën më të lartë.  Gjithashtu Tabaku u shpreh se duhet të gjendet një zgjidhjet që ky ngërç në këtë sektor të marrë fund.

“Nuk besoj se ka ndonjë temë kaq të debatuar dhe diskutuar sa kjo e Prokurimit Publik. Në raportin e Autoritetit të Konkurencës, kërkova një pikë të veccantë që ne të kemi një pikë të veccantë në rezolutë në lidhje me prokurimet Publike. Pasi është një nga fushat ku niveli i korrupsionit është më i lartë. Sipas vetë autoritetit, 1 nga 3 tendera sot është pa garë. Që do të thotë që nuk ka një garë reale në tenderat publikë dhe kur nuk ka një konkurrencë reale. Ndërkohë që 1 në 3 tendera të tjerë jepen me ofertën më të lartë ndërsa pjesa e mbetur shkon tek të njëjtët persona dhe kompani. Unë besoj që Shqipëria ka arritur maturimin dhe dijen për të kuptuar që ne duhet të kemi garë në lidhje me Prokurimet Publike. Përqëndrimi i garës në dhjetë apo njëmbëdhjetë kompani që i fitojnë ato kontrata publike. Janë këto kompani që nuk kanë përfunduar punët publike dhe marrin punë të tjera publike duke mos përfunduar ato që ka marrë më herët. Sot, Agjencia e PP nuk bën një analizë risku për të parë se ku dhe cilat kompani janë ato që abuzojnë, nuk ka transparencë për deputetët, për kompanitë që operojnë, as për qytetarët. Ligji për Prokurimet Publike është 1 nga 5 ligjet që unë kam kërkuar që të ndryshojnë bashkë me ligjin për koncesionet, përsa i përket mënyrës se si prokurimet publike sot funksionojnë, aksesit në të dhëna që kanë kompanitë dhe cilat kompania sot marrin punë publike. Në RSh nuk mund të marrin punë publike kompani të cilat i kanë pronarët e tyre të dënuar, kompani të cilat janë në hetim për korrupsion, që vazhdojnë paguhen nga buxheti I shtetit dhe pse janë në hetim për pastrim parash.

Apo kompani që kanë marrë punë publike dhe nuk I kanë përfunduar, me kontrata të cilat I kanë ndërprerë, kompani të cilat dhe ndërkohë që flasim kanë akuza të qarta dhe hetime të kryera nga organet ligjzbatuese përsa I përket rregullsisë së këtyre kontratave. Çështja e inceneratorëve është një nga këto, por ka çështje pafund, kontrata korruptive pa fund të cilat vazhdojnë. Për këto arsyje në emër të PD disa propozime për ta ndryshuar mënyrën e sistemit, për të funksionuar së pari në bazë të parimit OpenData, pasi unë si deputete nëse dua të marr një kontratë unë shpenzoj mbi 3 muaj për të marrë një informacion nga tenderi për një punë publike të caktuar. Unë kam kërkuar nga institucionet të gjitha informacionet dhe hapat e ndryshme, që nga momenti kur shpallet tenderi deri tek minutat e takimeve të grupeve që marrin vendimet, tëk kërkesat dhe komunikimet mes institucioneve deri tek vendimmarja për një punë publike të caktuar. Sot këto nuk janë publike dhe nëse do ishin, unë të siguroj që dhe aksesi I kompanive do të ishtë më i lartë, zyrtarët e shtetit do të frikësoheshin më shumë dhe do të kishte më shumë konkurrencë në këtë sektor. Përqendrimi i prokurimeve publike në një institucion të vetëm, zbatimi i parimit OpenData, kufizimi i kontratave publike në ato kompani me kriteret që unë përmenda sipas legjislacionit të BE-së besoj që do ta rrisin konkurrencën në këtë sektor. Sot PP janë një sektor që shpërndan tendera, një drejtori që mund të konsiderohet drejtori varësie e kryeministrisë, por kurrë një drejtori e cila zbaton standartet e BE-së për PP. Këto standarde dhe krijimi i një drejtorie që ka qendërzim të prokurimeve publike besoj se mund ta çlirojnë sektorin. Ka raste pa fund të prokurimeve publike ku zyrtarë shteti shpërndajnë prokurimet publike sikur i kanë pronat dhe plaçkat e tyre. Kjo shfaqje e shëmtuar me fondet publike dhe mentaliteti për të futur duart në çdo tender publik, për mua është shenja e banalizimit të sistemit, por dhe degradimit që ka sot administrata publike,” deklaroi Jorida  Tabaku.

Të lidhura

Aksident në aksin Shkodër–Muriqan, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal
Aktualitet

Aksident në aksin Shkodër–Muriqan, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin Shkodër–Muriqan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka...

19:52 23/06/2025
Irani sulmon me 6 raketa bazën amerikane në Katar
Bota

Irani sulmon me 6 raketa bazën amerikane në Katar

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi të hënën pasdite për një seri shpërthimesh mbi Doha, kryeqytetin e Katarit. Sipas burimeve diplomatike...

19:05 23/06/2025
Para
Instituti i Albanologjisë çon në gjyq qeverinë, kërkon shfuqizimin e vendimit

Instituti i Albanologjisë çon në gjyq qeverinë, kërkon shfuqizimin e vendimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Aksident në aksin Shkodër–Muriqan, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal

Aksident në aksin Shkodër–Muriqan, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal

19:52 23/06/2025
Irani sulmon me 6 raketa bazën amerikane në Katar

Irani sulmon me 6 raketa bazën amerikane në Katar

19:05 23/06/2025
Arabia Saudite bëhet importuesi më i madh i naftës në Shqipëri

Arabia Saudite bëhet importuesi më i madh i naftës në Shqipëri

18:42 23/06/2025
Humbi të birin 12-vjeç në ujërat e lumit, babai rrëfen momentin tragjik

Humbi të birin 12-vjeç në ujërat e lumit, babai rrëfen momentin tragjik

18:05 23/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.