Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ngjarja në Kavajë/ Policia: “Nëna dhe vajza pranuan të bëjnë denoncimin pasi …”

16:15 07/02/2019
Reading Time: 4 min lexim

Përmes një deklaratë për shtyp, Policia e Shtetit ka reaguar për akuzat e opozitës lidhur me abuzimin e 13-vjeçares në Kavajë nga një grup bashkëmoshatarësh të saj pas shantazheve me foto dhe video intime.

Policia thekson se denoncimi është bërë nga e ëma dhe e mitura në datën 29 janar, pasi garancisë absolute për anonimatin e vajzës 13-vjeçare.

Po ashtu policia bën të ditur se ka reaguar në kohë duke vënë në pranga 7 nga 8 abuzuesit.

Deklarata e plotë e Policisë

Njoftim për shtyp

Nisur nga keqinterpretimi dhe keqpërdorimi për përfitime të ndryshme, që iu bë dhe vijon t’i bëhet ngjarjes së ndodhur në Kavajë, sqarojmë opinionin publik se:

Në datë 29.01.2019, rreth orës 11:45 minuta është paraqitur në Komisariatin e Policisë Kavajë shtetasja e mitur e shoqëruar nga nëna e saj. Pas marrjes së garancisë absolute nga ana Policisë se do t’i ruhej anonimati vajzës, e ëma së bashku me vajzën pranuan të bënin kallëzim në lidhje me çfarë kishte ndodhur.

Nisur nga mosha e mitur, u vu në dijeni Prokurorja e gatshme e Seksionit për të Mitur, pranë Prokurorisë Durrës, e cila me marrjen dijeni për këtë fakt, ka shkuar menjëherë në Komisariatin e Policisë Kavajë duke asistuar në të gjitha veprimet procedurale të kryera.

Gjithashtu gjatë procedurës, të miturës iu sigurua pjesëmarrja e një avokati mbrojtës dhe një psikologe, në zbatim të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Pas marrjes së kallëzimit, nga ana e Prokurores së gatshme u lanë detyra me shkrim, lidhur me veprimet, që do të kryheshin nga ana policisë në vijimësi.

Në zbatim të detyrave të lëna dhe me qëllim dokumentimin ligjor të veprës penale, u janë marrë deklarime personave, që mund të kishin dijeni për ngjarjen: mësueses kujdestare, psikologes së shkollës e drejtoreshës së shkollës, si dhe u kryen një sërë veprimesh procedurale të tjera.

U bë identifikimi i të gjithë shtetasve të dyshuar për këtë ngjarje dhe në datë 30.01.2019, rreth orës 08:40, (pasi bazuar në paragrafin 3, të nenit 77, të Ligjit Nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”, ndalohet marrja në pyetje e të miturit gjatë natës, nga ora 22.00 deri në 08.00) është bërë intervistimi i tyre, si persona nën hetim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal, duke u pyetur në prani të prindit, psikologut dhe avokatit mbrojtës.

Gjithashtu me shtetasit e shoqëruar u kryen dhe veprime me metoda speciale të hetimit dhe materiali u dërgua për vlerësim pranë Prokurorisë.

E dëmtuara u dërgua për ekspertim mjeko-ligjor pranë Mjekësisë Ligjore Tiranë, e shoqëruar nga shërbimi i Policisë.

Në vijim të komunikimit me Prokuroren e çështjes, materialet e përpiluara u referuan pranë Prokurorisë Durrës, në Seksionin për të Mitur, në ngarkim të 8 të miturve si të dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal.

Në datë 01.02.2019, rreth orës 17:30, në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Kavajë, ka mbërritur urdhri i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për ekzekutimin e vendimit gjyqësor të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, datë 01.02.2019, së bashku me shkurtimin e vendimit të Gjykatës. Për këta shtetas ishte marrë masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Nga ana e strukturave policore është organizuar puna dhe u morën masat për ekzekutimin e vendimit gjyqësor të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës, datë 01.02.2019, dhe në datë 02.02.2019, në orën 07:00 të mëngjesit, filluan veprimet për gjetjen e tyre. Si rezultat i masave të marra, u bë i mundur shoqërimi dhe arrestimi i 7 prej tyre, ndërsa 1 u shpall në kërkim.

Me kërkesën e të dëmtuarës dhe të ëmës dhe duke marrë në konsideratë interesin më të lartë të fëmijës, si dhe në zbatim të dispozitave të Ligjit Nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”, e konkretisht: Neni 10 “Parimi i interesit më të lartë të fëmijës” -“Organet kompetente në çdo vendim dhe veprimtari të ndërmarrë në zbatim të këtij Kodi, duhet të vlerësojnë me përparësi interesin më të lartë të të miturit”.

Nenit 21 “Mbrojtja e jetës private të të miturit”, Paragrafëve 2 dhe 4, ku përcaktohet se:
– Nuk publikohet asnjë informacion që mund të çojë në identifikimin e të miturit në konflikt me ligjin, të të miturit viktimë ose dëshmitar i një vepre penale.
– Ndalohet identifikimi ose publikimi në çfarëdolloj forme i të dhënave personale të të miturit, me përjashtim të rasteve të parashikuara në legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Policia e Shtetit, nuk ka bërë njoftim mbi rrethanat e detajet e ngjarjes, por në raportin ditor ku pasqyrohen ngjarjet e datës 02.02.2019, ka pasqyruar shumë shkurt pa të dhëna e detaje ekzekutimin e masave të sigurisë dhënë nga Gjykata.

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për keqpërdorimin e rastit duke synuar keqinformimin e opinionit, dhe për të fajësuar Policinë se fshehu ngjarjen, por në të vërtetë reagimi i Policisë ka qenë profesional dhe në kohë.

Etiketa: 13 vjeçkavaje

Të lidhura

Pashkët Ortodokse kthejnë emigrantët në atdhe, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
Aktualitet

Droga e kapur në Kapshticë/ Arrestohen pesë persona

Pesë persona kanë përfunduar në pranga pas një operacioni të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore  në pikën kufitare të...

12:22 08/06/2025
Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nisin hetimet ndaj drejtorit të pastrimit dhe 3 të tjerëve
Aktualitet

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nisin hetimet ndaj drejtorit të pastrimit dhe 3 të tjerëve

Pesë persona janë vënë nën hetim në lidhje me zjarrin e përmasave të mëdha që përfshiu një ditë më parë...

12:01 08/06/2025
Para

Abuzimi me 13-vjeçaren/ Ja sa vite burg rrezikojnë djemtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pashkët Ortodokse kthejnë emigrantët në atdhe, fluks në pikën kufitare të Kapshticës

Droga e kapur në Kapshticë/ Arrestohen pesë persona

12:22 08/06/2025
Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nisin hetimet ndaj drejtorit të pastrimit dhe 3 të tjerëve

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nisin hetimet ndaj drejtorit të pastrimit dhe 3 të tjerëve

12:01 08/06/2025
Humbi penalltinë kundër Serbisë, Manaj iu kërkon falje tifozëve

Humbi penalltinë kundër Serbisë, Manaj iu kërkon falje tifozëve

11:39 08/06/2025
Tre vite pasi erdhi në Shqipëri për t’i shpëtuar luftës, ukrainasja: Tani jam pak tironse!

Tre vite pasi erdhi në Shqipëri për t’i shpëtuar luftës, ukrainasja: Tani jam pak tironse!

11:19 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.