Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ngarkesa në shërbimet konsullore në Greqi, reagon Cakaj:”Është rritur kapaciteti, por ka ende punë”

20:13 28/08/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme në detyre, Gent Cakaj ka reaguar ditën e sotme në lidhje me situatën e rënduar me shërbimet konsullore në Athinë dhe Selanik.

Me anë të një mesazhi në Facebook Cakaj shkruan se numri i lartë i kërkesave dhe kufizimet e imponuara nga pandemia, kanë shkaktuar një ngarkesë të jashtëzakonshme për trupën konsullore.

Gjithashtu ministri Cakaj thotë se ka pasur rezultat të lartë shumëfishimi i numrit të punonjësve që po me ofrimin e shërbimeve konsullore.

Mesazhi i Cakajt në Facebook 
Miq,

E kuptoj se jeni mërzitur shumë nga gjendja e rënduar me shërbimet konsullore në Athinë dhe Selanik.

Numri i lartë i kërkesave së bashku me kufizimet e imponuara nga pandemia kanë shkaktuar një ngarkesë të jashtëzakonshme për trupën tonë konsullore.

Sidoqoftë, me ndryshimin rrënjësor të të gjithë stafit në Athinë dhe riorganizimit të thellë të punës në Selanik, tani po vërejmë rezultatet e para pozitive. Ka ende shumë punë, e di: megjithatë, tani duket qartë se puna është në drejtimin e duhur.

Pas shumëfishimit të numrit të punonjësve që merren enkas me ofrimin e shërbimeve konsullore, rritjes së masave të sigurisë dhe stërzgjatjes së orareve të punës, kemi shënuar rezultate të pashembullta.

Nga data 1 janar deri më 26 korrik 2020 janë bërë 13.178 aplikime për pasaporta nga Ambasada në Athinë. Pra, duke llogaritur vetëm numrin e ditëve që ka qenë e mundur të punohet gjatë kësaj periudhe, janë bërë mesatarisht 126 aplikime për pasaporta për çdo ditë.

Për të njejtën periudhë, Konsullata e Përgjithshme në Selanik ka kryer 12.445 aplikime për pasaporta. Pra, duke llogaritur vetëm numrin e ditëve që ka qenë e mundur të punohet gjatë kësaj periudhe, janë bërë mesatarisht 113 aplikime për pasaporta për çdo ditë.

Ndërkohë, vetëm nga data 27 korrik deri më 28 gusht 2020, Ambasada jonë në Athinë ka kryer 9100 aplikime për pasaporta. Pra, 445 pasaporta në ditë, shifër që e rrit pothuajse për katër herë shkallën e këtij shërbimi, krahasuar me mesataren e të gjithë periudhës pararendëse të vitit 2020.

Nga data 27 korrik deri më 28 gusht 2020, Konsullata jonë e Përgjithshme në Selanik ka kryer 4370 aplikime për pasaporta. Pra, 218 pasaporta në ditë, shifër që gati e dyfishon shkallën e këtij shërbimi, krahasuar me mesataren e të gjithë periudhës pararendëse të vitit 2020.

Po ashtu, vlen gjithsesi të theksohet se nga data 27 korrik 2020 deri më 28 gusht 2020 në Ambasadën në Athinë janë kryer dhe dorëzuar 6656 pasaporta/ karta identiteti dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Selanik janë kryer dhe dorëzuar 6389 pasaporta/ karta identiteti.

Në përpjekjen për t’ju shërbyer qytetarëve shqiptarë, pra, trupa konsullore e Republikës së Shqipërisë praktikisht ka sfiduar edhe kufijtë e punës së saj fizike. Duke qenë shumë të ndërgjegjshëm për nevojën e përmirësimit të mëtejmë të punës lidhur me shërbimet konsullore, ju sigurojmë se po punojmë pakursim për t’i dhënë një pamje krejt të re hapësirave të punës e rritur dukshëm cilësinë e shërbimeve për qytetarët tanë të nderuar.

Të lidhura

Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave të diasporës është në vazhdim, me rreth 94,896 zarfa të numëruar deri më tani nga...

16:02 14/05/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma”, i cili ka si qëllim goditjen...

11:37 14/05/2025
Para

Masat kufizuese të COVID-19, Greqia shtyn hapjen e kufijve me Shqipërinë edhe për dy javë të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani

Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani

16:02 14/05/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.