Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ngacmimi i homoseksualëve, ja si reagon Aleanca LGBT

13:54 03/11/2021
Reading Time: 4 min lexim

Aleanca LGBT në Shqipëri ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas videove të bëra publike mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ ‘Stop’, ku disa persona të këtij komuniteti u regjistruan teksa ngacmonin seksualisht të rinjtë kalimtarë. Në deklaratë thuhet se komuniteti është i shqetësuar ndaj instrumentalizmit të qëllimshëm të komunitetit LGBTI+. Ata shprehen se mediat po tentojnë të nxisin dhunë dhe urrejtje ndaj komunitetit të tyre. Aleanca ka rikujtuar fjalët e thëna nga moderatorët e emisionit ‘Stop’, Sajmir Kodra dhe Gentian Zenelaj, duke i cilësuar si thirrje të hapura për veprime të dhunshme dhe nxitje të urrejtjes nacionale që vendosin në rrezik paqen publike.

Sipas tyre, kjo është forma klasike e manipulimit të së vërtetës dhe e shndërrimit të një rrethane në shantazh, për arsye nga më të ndryshmet.

DEKLARATA E PLOTË:

“Aleanca LGBTI+ dhe Pro LGBT reagojnë me shqetësim ndaj instrumentalizmit të qëllimshëm të komunitetit LGBTI+ për të disatën herë nga media si një tentativë për të nxitur urrejtje dhe dhunë ndaj një grupimi njerëzish. Ngacmimi dhe dhuna seksuale duhet të hetohen dhe dënohen maksimalisht nga institucionet përkatëse dhe jo të manipulohen, inskenohen dhe instrumentalizohen nga media në dëm të komuniteteve vulnerabël. Ditën e djeshme, në emisionin STOP të transmetuar në televizionin Klan, veprat penale të konsumuara janë disa dhe të gjitha kanë subjekt moderatorët e këtij emisioni, Z. Sajmir Kodra dhe Z. Gentian Zenelaj. ‘’I bej një thirrje shumë qytetare, atyre të Rrugës “Bardhyl”, këtyre çunave që herë pas here dhe rrihen a vriten me njëri tjetrin. Nuk mundemi dot vetëm një javë të vetme ta kemi javën për të pastruar Tironën? Edhe, dilni si sportista me biçikleta a me patina knej nga këto rrugët, dilni dhe sistemoni edhe kthehuni prap në jetën tuaj rutinë. Është shumë vështirë me i dhën biçikletës me pistoletë në brez, -shprehet gazetari Gentian Zenelaj. Sigurisht që është zgjedhja juaj, por unë ju neveris deri në vdekje, më quani dhe homofob nëse doni, nuk ma ni fare cepi -vazhdon gazetari Sajmir Kodra”. Fjalitë cituara më sipër, pa asnjë ndryshim nga ato që u thanë në emisionin e djeshëm, janë thirrje të hapura për veprime të dhunshme dhe nxitje të urrejtjes nacionale që vendosin në rrezik paqen publike. Këto thirrje urrejtjeje kundër disa pjesëtarëve të popullsisë, qofshin apo jo autorë të ndonjë krimi, kërkojnë dhe nxisin përdorimin e dhunës dhe të veprimeve arbitrare ndaj disa personave, duke vendosur në rrezik rendin kushtetues shqiptar, sipas neneve 223 dhe 266 të Kodit Penal. Sipas komunikimit që kemi pasur, një i ri 28 vjeçar, pjesëtar i ndrydhur i komunitetit LGBTI+, i cili është frekuentues i rregullt i ambienteve ku janë bërë filmimet, është personi që në kronikën e ditës së djeshme hiqet si një student që ka rastisur në ambientet e Liqenit Artificial ose siç e quan ndryshe Sajmiri, ‘’agjent i tij dhe i emisionit që drejton’’. Sjellja e personit në fjalë është sjellja e dikujt që e njeh komunitetin dhe e përdor këtë taktikë për të futur në kurth individë të tjerë, që nuk do të kishin kurrë kurajo të bënin avancime të tilla, nëse nuk do të ishin në një ambient të perceptuar si të sigurt. Shfrytësimi i personave vulnerabël të çdo komuniteti për të nxitur e orkestruar situate të stisura nuk është gazetari e nuk mund të jetë kurrë në të mirën e publikut. Kjo është forma klasike e manipulimit të së vërtetës dhe e shndërrimit të një rrethane në shantazh, për arsye nga më të ndryshmet. Sot, na duhet kthjelltësi për të ndarë viktimën nga dhunuesi, pasi në një realitet ku dhunues bëhet media me status kombëtar, çdo qytetar shqiptar ka të drejtë të pretendojë se është viktimë e dhunuesit. Në një klimë intimiduese që po përdoret nga personazhe me pushtet fetar e mediatik, për të montuar urrejtje ndaj komunitetit LGBTI+, përpjekjet agresive për të futur në shoqërinë shqiptare politikën e frikës dhe dhunës, nga të cilat vendi ka 30 vite që është shkëputur, janë veç mjete për të mbajtur nën thundrrën e injorancës shoqërinë tonë. Frika si mjet politik nuk ka më vend në Shqipërinë e vitit 2021. Debati kulturor duhet ndarë nga ai ligjor, e në asnjë rast nuk duhet bërë në mënyrë të dhunshme. Tërheqim vëmendjen e institucioneve të drejtësisë dhe Prokurorisë, të ndjekin me seriozitet maksimal rastin e fundit dhe të marrin vendime të drejta, duke dënuar çdo vepër penale, pa dallim autori.”

Në emisionin investigativ ‘Stop’, mbrëmjen e djeshme u publikuan video të ngacmimeve seksuale që homoseksualët bëjnë ndaj të rinjve (meshkuj) te Liqeni i Tiranës. Në videot e bëra publike, tregohej se pas Universitetit Politeknik, në zonën e Liqenit, të panjohur me prirje homoseksuale, u dalin para dhe i ngacmojnë seksualisht duke i imponuar të kryejnë marrdhënie.

Të lidhura

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia
Aktualitet

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Nga Sonila Meço: Sa u pagua Giro d’Italia? 7 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Përfitimi publik? Reklamë Shqipërisë tek...

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura
Aktualitet

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit...

17:16 10/05/2025
Para
Grabiti e dhunoi të moshuarën bashkë me të dashurin, ylli i “TikTok-ut” habit me deklaratën

Grabiti e dhunoi të moshuarën bashkë me të dashurin, ylli i “TikTok-ut” habit me deklaratën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.