Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga viti 2005 deri më 2020, pesha e administratës publike në ekonomi u rrit me 2.5%

09:36 14/08/2021
Reading Time: 2 min lexim

Pesha e administratës publike në ekonomi është rritur ndjeshëm në 15 vitet e fundit, duke eshndërruar atë ndër sektorët kryesor sidomos në punësim. Sipas të dhënave të INSTAT, pesha e administratës publike në ekonomi, arsimi, shëndetësia dhe aktivitet të punës sociale në totalin e PBB-së shënuan rritje me 2.5 pikë përqindje nga viti 2005 në vitin 2020.

Në vitin 2009 administrata publike formonte 9,7 për qind të totalit të PBB-së së vendit, ndërsa në vitin 2020 arriti në 12.4%. Rritja e peshës së administratës në ekonomi nisi gradualisht pas vitit 2013. Edhe pse politikat qeverisëse kanë premtuar një administratë të vogël me pak ministri dhe me shkrirjen e disa enteve publike, në realitet numri i punonjësve në administratë është zgjeruar. Madje në disa qarqe, administrata publike është punëdhënësi më i madh dhe sektori me peshën më të lartë në ekonomi.

Në vitin 2020, nga 10 degët kryesore të ekonomisë, administrata publike ishte i treta për peshën më të lartë në ekonomi, pas bujqësisë me 19.2 %, dhe sektorit të tregtisë, akomodimit dhe transportit me mbi 15%. Në vitin 2005 administrata publike ishte sektori i katërt më i madh pas, bujqësisë, tregtisë dhe ndërtimit.

Administrata publike u zgjerua dukshëm gjatë vitit te kaluar. Sipas të dhënave nga burimet administrative mbi punësimin (listë-pagesat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve) në tremujorin e fundit të vitit 2020, numri i të punësuarve në administratën shtetërore arriti në 182.5 mijë persona, duke u zgjeruar me rreth 10 mijë persona, në raport me tremujorin e mëparshëm (rritje 6%) dhe mbi 8 mijë persona më shumë në krahasim me fundin e 2019-s (+4.7%) . Edhe pse në vit pandemik ku buxheti i shtetit ishte në presion nga rënia e të ardhurave administrata shtetërore u zgjerua vetëm pak muaj larg zgjedhjeve të përgjithshme elektorale të vendit.

Sektori i administratës shtetërore ka nisur të zgjerohet me ritme të larta që prej tremujorit të dytë të vitit 2018. Rritja arriti kulmin në tremujorin e fundit të vitit 2020, duke shënuar rekord që nga viti 2005, e krahasuar sipas mesatares vjetore.

Të punësuarit në shtet përbënin 16% të totalit në fund të 2020-s, nga 15% një vit më parë. Shqipëria hyn në vendet ish-komuniste që trashëgoi një ekonomi ku shteti ishte ofruesi i vetëm i punësimit deri në viti 1990. Pas këtij viti, pesha e sektorit shtetëror në ekonomi dhe punësim do të vinte në rënie nga viti në vit për shkak të adoptimit të modelit të ekonomisë së tregut, shkruan Monitor.

Në një analizë për strukturën e ekonomisë në vendet e Ballkanit, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, thotë se, katër sektorë janë të një rëndësie të veçantë: tregtia e brendshme, industria, administrata publike dhe bujqësia. Administrata publike është sektori i tretë më i madh ekonomik.

Etiketa: Administrata Publike

Të lidhura

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit
Ekonomi

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më...

08:08 29/04/2025
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë
Ekonomi

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit...

08:14 12/04/2025
Para
Drejt përmirësimit financiar, ekonomia shqiptare rritet me 5.53%

Drejt përmirësimit financiar, ekonomia shqiptare rritet me 5.53%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

16:57 13/05/2025
Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

16:39 13/05/2025
Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

Rezultatet e deritanishme në rang kombëtar nga numërimi i votave në 12 qarqe

16:13 13/05/2025
Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

16:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.