Skip to content
Të Gjitha

Nga vëllai i Çanit te motra e Frangajt: Ja kush janë diplomatët e shkarkuar

· 1 min lexim

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj disa ditë më parë njoftoi largimin e 20 personave nga puna, por pa bërë publik emrat.

Ndërkohë sot mësohet se disa prej të shkarkuarve kanë lidhje gjaku me personazhe të njohur të ekranit shqiptar, nga fusha e biznesit apo e politikës.

Disa nga të shkarkuarit janë:

Vëllai i Arjan Çanit, Alketi, ishte në postin e diplomatit të Ambasadës shqiptare në Francë.

Motra e Aleksandër Frangajt, Majlinda, shërbente si diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Vatikan.

Vajza e historianit Paskal Milo, Inid, ishte drejtore në Drejtorinë e NATO-s pranë Ministrisë së Jashtme.

Djali i analistit Preç Zogaj, Besjani, shërbente si diplomat në Ministrinë e Jashtme.

Bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë, Teodor Keko, Xhuli, shërbente si diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Hollandë.