Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga spitali ku ruhet me skuadër antiterrori/ Mediat gjermane: Deklaratat e Navalnit mund të rrezikojnë njerëzit e Putinit

14:11 10/09/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kundërshtari i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, Alexei Navalny, pak ditë pasi ka dalë nga koma, ka paralajmëruar se do të japë një deklaratë për momentin kur është helmuar me çaj.

Media gjeremane “Spiegel.de”, ka shkruar se, kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, është plotësisht i ndërgjegjshëm, prandaj dhe është i gatshëm për të kujtuar ngjarjet që ndodhën në aeroport, ku gjendja e tij shëndetëosre befas u  përkeqësua, duke përfunduar në koma.

“Spiegel” shkruan se, në momentin kur Navalny të flasë, mund të kujtojë detaje para se të sëmurej në bordin e një avioni nga Tomsk-u i Siberisë për në Moskë.

Por deklaratat e tij, sipas medias gjermane, mund të jenë të rrezikshme për njerëzit që qëndrojnë pas sulmit.

Ndërkohë siç kanë thënë edhe mjekët gjermanë, vizitorët lejohen ta takojnë opozitarin rus, ndërsa më herët lejohej vetëm gruaja dhe mjekët.

Po ashtu, në spitalin gjerman një njësi speciale antiterror qëndron e dislokuar duke u kujdesur për sigurinë e jetës së tij.

Sipas “Spiegel”, autoritetet e sigurisë në Gjermani mendojnë se, Navalny është helmuar nga shërbimi sekret rus, por pa përcaktuar cilin prej tyre.

Kreu i opozitës ruse është përballur me një situatë të rëndë më 21 gusht, teksa po fluturonte nga Tomsk për në Moskë.

Ai pasi ka pirë një filxhan çaj, është ndjerë shumë keq, saqë aeroplani është ulur me urgjencë në Omsk.

Navalny u transferua nga Rusia për në Gjermani për një kurim më të shpejtë, ndërsa tashmë ai ka dalë nga koma.

Pretendimet e zëdhënëses së tij se, Navalni dyshohet të jetë helmuar, janë konfirmuar edhe nga raporti mjekësor në spitalin gjerman.

Sipas këtij të fundit opozitari rus, është helmuar me çajin ku ishte hedhur lënda toksike “Novichok”.

Për këtë ngjarje kanë ardhur reagime të shumta nga ndërkombëtarët, përfshirë edhe Presidenti amerikan Donald Trump.

/Burimi: SPIEGEL/ Përshtati: GazetaReforma.al/

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Alexei NavalnydeklarataRusiavladimir putin

Të tjera

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike
Bota

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike

Kombëtarja e Iranit është tërhequr zyrtarisht nga pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026, turne që do të zhvillohet në SHBA,...

15:37 11/03/2026
Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë
Bota

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

Situata mes Pakistanit dhe Afganistanit ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, pasi qeveria pakistaneze shpalli “luftë të hapur”...

10:39 27/02/2026
Para

Vëllai i Eglantina Bucit mohon krimin: Motrën e masakruan në Malin me Gropa, apel dëshmitarit të tregojë të vërtetën!

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip