Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Nga pikë e zezë, u kthye në Lazarat’/ Interpelanca me Sandër Lleshajn kthehet në debat për drogën. Deputeti: Je ministri më i dështuar…

11:47 16/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, është thirrur sot në Kuvendin e Shqipërisë, në një interpelancë të kërkuar nga deputeti i opozitës, Korab Lita, i cili ka ngritur shqetësimin për kanabizimin e vendit.

Sipas deputetit të opozitës, Policia e Shtetit me urdhër të ministrit Lleshaj, po bashkëpunon me bandat e drogës dhe kultivuesit e kanabisit në të gjithë vendin, në një kohë që Shqipëria është kthyer sipas tij, në një “Lazarat”.

Deputeti Korab Lita, i drejtoi nga foltorja e Kuvendit disa pyetje mbi kriminalitetin ministrit Lleshaj, ku mes të tjerash tha se, “Shqipëria kishte një njollë të zezë gjatë qeverisjes së PD-së, që ishte Lazarati, ndërsa tani është shndërruar e gjitha në Lazarat”.

Në fjalën e tij, Lleshaj tha se, prodhimi i kanabisit në Shqipëri ka rënë në nivele historike, ndërsa theksoi se, edhe krimet kanë shënuar një rënie të ndjeshme, si dhe janë goditur më shumë grupe kriminale.

Korab Lita: “Thirrja e kësaj interpelance urgjente ka të bëjë me gjendjen mjaft të rëndë, në të cilën ndodhet vendi, për sigurinë. Qeveria po përdor situatën e pandemisë për të fshehur kriminalitetin. Deri më 2013 ishte Lazarati një njollë e zezë për kanabisin në Shqipëri. Gjithë mediat botërore flisnin për këtë zonë.

Me ardhjen në pushtet të kësaj mazhoranca u organizua operacioni i madh kundër kultivimit të kanabisit në Lazarat, luftë që u fitua nga policia dhe rezultoi me një dëshmor nga radhët e policisë, Ibrahim Basha, që dha jetën.

Jam krenar që ai ra në krye të detyrës, por duke parë rezultatet e mëvonshme dhe gjendjen e kultivimit të kanabisit në Shqipëri mendoj nëse ja vlejti jeta e dhënë e oficerit të policisë. Pasi Shqipëria nga një pikë e zezë që ishte, u shndërrua në një Lazarat të tërë. Për këtë i kam shtruar disa pyetje ministrit të Brendshëm, mbi situatën me krimin në vend”.

Sandër Lleshaj: “Interpelencat urgjente me ministrin e Brendshëm duhen parë pozitivisht. Para një muaji duke folur në kushtet e urgjencës për temën e sigurisë në vend kam thënë se na duhet mbështetja e politikës ndaj policisë mbi krimin.

Niveli i rendit dhe sigurisë publike në Shqipëri është në parametrat më të mirë historik të regjistruar në tre dekadat e fundit. Në periudhën janar-tetor 2020 janë regjistruar mbi 27 vepra penale, krahasuar me mbi 29 mijë të regjistruar një vit më parë. Sa i përket krimeve të rënda kemi ulje gjatë vitit 2020.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar më pak krime në familje, vjedhje, si dhe krimi i vrasjes ka ulje të theksuar. Në vitin 2020 janë regjistruar 44 vrasje, ndryshe nga viti kur opozita e sotme dorëzoi pushtetin, kur kishim mbi 100. Kemi vende të BE që e kanë këtë tregues shumë herë më keq se Shqipëria dhe për këtë mund t’i referoheni të dhënave të Instat.

Sa i përket cështjeve që lidhen me sigurinë rrugore, kemi edhe këtu të dhëna pozitive. Në vitin 2020 kemi 153 të vrarë në aksidente rrugore, një reduktim i ndjeshëm nga vitet e mëparshme. Kundër krimit të organizuar kemi shënuar rezultate pozitive.

Kemi Task Forcën Forca e Ligjit dhe operacionin Forca e Ligjit, që janë dy gjëra të ndryshme. Kemi shkatërruar 30 grupe kriminale gjatë këtij viti. Anëtarët famëkeq të strukturave kriminale janë pas hekurave. Opozitës tashmë i kanë shteruar ato emra të personaliteteve të krimit të organizuar, që i lakonte cdo ditë.

Operacioni Forca e Ligjit, që godet pasuritë, ka përcjellë një mesazh të madh ndaj gjithë botës së krimit në Shqipëri, duke e cuar situatën në një stad të panjohur më parë. Edhe konfiskimet e këtyre pasurive do të arrijnë në një stad të panjohur më parë në vend.

Më 2020, policia ka shtuar nivelin e kontrolleve në vend, si dhe ka rritur bashkëpunimin me partnerët. Më 2020 autoritetet italiane kanë kapur vetëm 900 kg kanabis me origjinë nga Shqipëria, kaq! Ka rënie në nivele historike të prodhimit të kanabisit në vend. Sasitë kanë arritur në minimum historik”.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: interpelancalazaratpikë e zezëSander Lleshaj

Të lidhura

Horoskopi sot, 30 dhjetor 2023
Horoskopi

Horoskopi ditor: 7 Qershor 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill): Dita sjell vendime të rëndësishme për të ardhmen në jetën në çift. Beqarët mund...

11:13 07/06/2025
Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë
Aktualitet

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Bulqizë, ku një 35-vjeçar i shpallur i humbur prej tre ditësh është gjetur...

21:15 06/06/2025
Para

5 të infektuar me Covid-19 në burgun e Bënçës në Tepelenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Horoskopi sot, 30 dhjetor 2023

Horoskopi ditor: 7 Qershor 2025

11:13 07/06/2025
Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.