Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga përgjimet tek dorëheqja, VOA: SPAK do 12 vite burg, Tahiri kërkon pafajësinë

21:46 31/01/2022
Reading Time: 2 min lexim

Në Shqipëri, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u përballë sërish sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me akuzat që Prokuroria e Posaçme SPAK, ka ngritur ndaj tij për lidhjet e dyshuara me të ashtuquajturin Grupi i Habilajve, vëllezërit e akuzuar për trafik të sasirave të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë. Ish ministri i Brendshëm ka lidhje farefisnore me Habilajt.

Edhe në seancën e sotme, SPAK-u i qëndroi akuzave të ngritura që në fillim ndaj ish ministrit (Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal), duke këmbëngulur në dënimin e tij me 12 vite burgim.

Nga ana e tij zoti Tahiri i kërkoi trupës gjykuese shqyrtimin me objektivitet të provave e fakteve, duke i mëshuar pafajësisë së tij. Edhe avokati i tij, deklaroi se nuk ka asnjë provë që ta lidhë ish ministrin e Brendshëm me një aktivitet kriminal.

Kjo është hera e dytë që çështja ndaj zotit Tahiri trajtohet në Apel, pas një odiseje të gjatë gjyqësore. Në vitin 2019, ai u dënua në Shkallë të Parë nga gjykata, e cila rrëzoi akuzat e prokurorisë dhe e cilësoi atë fajtor për “Shpërdorim të detyrës”. Dënimi prej 5 vitesh burgim, u konvertua në Shërbim prove për 3 vjet e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Vendimi u ankimua dhe Gjykata e Apelit nga ana e saj, në qershor të vitit 2020, e riktheu për rishyrtim në Shkallë të parë. Ankimimi i këtij vendimi në Gjykatën e lartë, pasoi, vitin e kaluar, me prishjen e atij vendimi për shkak të “shkeljeve proceduriale” gjatë procesit, dhe rikthimin e çështjes sërish në Apel, me një gjetër trupë gjykuese, e cila pritet të shprehet përfundimisht më 4 shkurt.

Ish ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve. Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e tij, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove. Në maj të vitit 2018, zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Zoti Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll në vitin 2019./VOA

Të tjera

Media bullgare: Shqipëria, qendër e mashtrimeve globale përmes Call Center-ave
Aktualitet

Media bullgare: Shqipëria, qendër e mashtrimeve globale përmes Call Center-ave

Skandalet e njëpasnjëshme që lidhen me mashtrimet në Call Center-at në Shqipëri po marrin vëmendje ndërkombëtare. Media bullgare BGNES e...

12:21 17/04/2026
Tragjedi në Malishevë, shpërthen bombola e gazit: vdesin babai dhe dy fëmijët 9 dhe 12 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në Malishevë, shpërthen bombola e gazit: vdesin babai dhe dy fëmijët 9 dhe 12 vjeç

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të enjte në Malishevë të Kosovës, ku shpërthimi i një bombole gazi në një...

14:40 16/04/2026
Para
Horoskopi sot, 1 shkurt 2022

Horoskopi sot, 1 shkurt 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Media bullgare: Shqipëria, qendër e mashtrimeve globale përmes Call Center-ave

Media bullgare: Shqipëria, qendër e mashtrimeve globale përmes Call Center-ave

12:21 17/04/2026
Tragjedi në Malishevë, shpërthen bombola e gazit: vdesin babai dhe dy fëmijët 9 dhe 12 vjeç

Tragjedi në Malishevë, shpërthen bombola e gazit: vdesin babai dhe dy fëmijët 9 dhe 12 vjeç

14:40 16/04/2026
“Dakordësi” pas kaosit në Tiranë: qytetarët mbajnë barrën, kompanitë marrin subvencione

“Dakordësi” pas kaosit në Tiranë: qytetarët mbajnë barrën, kompanitë marrin subvencione

12:27 16/04/2026
30 milionë euro mashtrim me call center-a, zbardhet skema që goditi austriakët

30 milionë euro mashtrim me call center-a, zbardhet skema që goditi austriakët

11:48 16/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.