Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga kohëzgjatja deri tek kërkesat, ja çfarë përmban marrëveshja për mineralet

08:52 01/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një version i ri i traktatit të nënshkruar këtë javë mes SHBA-së dhe Ukrainës, sipas një drafti të shqyrtuar nga Reuters, përmban elementë që i afrohen shumë kërkesave të Kievit dhe mund të shërbejë si bazë për garancitë e sigurisë që Ukraina synon të sigurojë në funksion të një “paqje të drejtë”.

Një nga pikat qendrore të marrëveshjes është përdorimi i të ardhurave nga koncesionet dhe burimet minerale.

Fillimisht, pala amerikane kishte kërkuar që këto të ardhura të përdoren për të mbuluar furnizimet ushtarake të dërguara që prej vitit 2022 ndihmë që Shtëpia e Bardhë e vlerëson rreth 300 miliardë dollarë.

Por drafti i ri parashikon që gjysma e të ardhurave të hyjë në një fond të përbashkët SHBA-Ukrainë, i cili do të përdoret për rindërtim dhe, potencialisht, për të kompensuar ndihma shtesë ushtarake amerikane në të ardhmen.

Ky formulim nuk përbën një garanci të drejtpërdrejtë ushtarake, por lidh dy vendet në mënyrë të qëndrueshme ekonomikisht, duke i dhënë Ukrainës burime të reja për të financuar mbrojtjen dhe rikuperimin pas luftës. Zyrtarët ukrainas, gjatë ceremonisë së nënshkrimit, përmendën konkretisht ndihma të reja në sistemet e mbrojtjes ajrore.

Sipas marrëveshjes, të gjitha investimet e fondit do të mbeten brenda territorit të Ukrainës. Vendi zotëron rezerva të rëndësishme të 20 mineraleve kritike, mes tyre titani, litiumi, mangani, grafiti dhe uraniumi  të gjitha thelbësore për industrinë moderne, nga avionët e deri te makinat elektrike. Por nxjerrja e tyre kërkon investime të mëdha dhe teknologji të avancuar.

Shtetet e Bashkuara do të kenë të drejtën e refuzimit të parë për çdo koncesion të ri në këtë sektor, duke siguruar kështu furnizime strategjike për industrinë e tyre.

Marrëveshja parashikon një periudhë dhjetëvjeçare, ndërsa klauzolat që mund të përbënin pengesë për integrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian raportohet se janë hequr.

Ndryshe nga versioni i draftit ukrainas, dokumenti i shpërndarë nga Bloomberg përfshin gjithashtu edhe hidrokarburet dhe gazin natyror – çështje që mendohet të kenë qenë pjesë e negociatave të fundit, ku ndoshta presidenti Zelensky ka bërë disa lëshime.

Interesi ndërkombëtar për pasuritë natyrore të Ukrainës ka qenë i madh prej kohësh. Vendi zotëron 22 nga 50 mineralet që Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së i ka klasifikuar si “kritike” për ekonominë globale.

Këto materiale janë të pazëvendësueshme për sektorë si elektronika, energjia e pastër dhe teknologjia ushtarake.

Përballë dominimit të Kinës në prodhimin dhe eksportin e mineraleve të rralla, Perëndimi është në kërkim të burimeve alternative dhe Ukraina shfaqet si një mundësi strategjike.

Kjo qasje është reflektuar edhe në një memorandum mirëkuptimi të administratës Biden të vitit të kaluar, ku SHBA-të angazhoheshin për të nxitur investime amerikane në sektorin minerar të Ukrainës, në këmbim të reformave ekonomike dhe mjedisore nga ana e Kievit.

Ukraina, ndërkohë, ka prej vitit 2021 një marrëveshje të ngjashme edhe me Bashkimin Evropian.

Etiketa: kerkesatmarreveshja

Të tjera

Pazaret e prishura / Ku ngatërrohet rasti i News 24 me lirinë e medias?!
Kryesore

Pazaret e prishura / Ku ngatërrohet rasti i News 24 me lirinë e medias?!

Nga Denis Dyrnjaja Ngatërrohet me qëllim, pa dashje apo pa dije kjo puna e lirisë se medias. Sot nuk është...

23:23 09/08/2025
Dosja “Veliaj”, SPAK mbyll sytë për Gent Sulën e “Intersig” në skemën e pastrimit të parave të Ajola Xoxës
Aktualitet

Dosja “Veliaj”, SPAK mbyll sytë për Gent Sulën e “Intersig” në skemën e pastrimit të parave të Ajola Xoxës

Prokuroria e Posaçme ka dalë në përfundimin se Gentian Sula, administrator dhe një nga ortakët e shoqërisë së sigurimeve “Intersig-Viena...

21:21 09/08/2025
Para
Para seancës së konstituimit, kryeministri Albin Kurti takon liderin e PDK

Para seancës së konstituimit, kryeministri Albin Kurti takon liderin e PDK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pazaret e prishura / Ku ngatërrohet rasti i News 24 me lirinë e medias?!

Pazaret e prishura / Ku ngatërrohet rasti i News 24 me lirinë e medias?!

23:23 09/08/2025
Dosja “Veliaj”, SPAK mbyll sytë për Gent Sulën e “Intersig” në skemën e pastrimit të parave të Ajola Xoxës

Dosja “Veliaj”, SPAK mbyll sytë për Gent Sulën e “Intersig” në skemën e pastrimit të parave të Ajola Xoxës

21:21 09/08/2025
Përgjaket operatori polak në Përmet, akuzon rivalët: Më goditën, më grabitën dhe desh më vranë

Përgjaket operatori polak në Përmet, akuzon rivalët: Më goditën, më grabitën dhe desh më vranë

15:32 09/08/2025
Fier: Arrestohet 40-vjeçari që plagosi me thikë një të ri, akuzohet për tentativë vrasjeje

Fier: Arrestohet 40-vjeçari që plagosi me thikë një të ri, akuzohet për tentativë vrasjeje

12:39 09/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.