Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga banda e Durrësit te Lazarati, KPK shtyn vendimin për prokurorin e dosjeve të nxehta

09:27 12/12/2019
Reading Time: 1 min lexim

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë vendimin për prokurorin e Krimeve të Rënda, Anton Martinin.

Vendimi do të jepej sot në orën 10:00, por KPK ka njoftuar se për shkaqe të arsyeshme seanca nuk do të zhvillohet sot.

Në njoftim nuk përcaktohej as data se kur do të mbahet seanca e radhës.

Në seancën e fundit, Martini deklaroi se gjatë gjithë jetës ka blerë një shtëpi dhe një garazh.

Ai theksoi se për pagesën e tyre ka marrë kredi, pasi donte të jetonte në një zonë që është nën ruajtjen e policisë, për shkak të kërcënimeve që ka marrë për shkak të detyrës.

Ndërsa kërkoi konfirmimin nga trupa gjykuese, ai shtoi se nuk ka bërë asnjë shkelje në detyrë.

Anton Martini është 45 vjeç dhe me origjinë nga Tropoja.

Ai arriti që të shkatërrojë bandën e Durrësit dhe kërkoi burgim të përjetshëm për kreun e saj, Lulzim Berishën.

Tashmë ai ka në dorë dosjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja

Martini e ka nisur karrierën në drejtësi në 1999-ën dhe është emëruar te Krimet e Rënda në 2004-ën.

Ai ka mbajtur edhe postin e drejtuesit të Prokurorisë së Shkodrës.

Në 2015-ën ai u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë, por Arta Marku e ktheu sërish te Krimet e Rënda në 2018-ën.

Martini ka hetuar gjithashtu Lazaratin, vrasjen e ish-efektivit, Ibrahim Basha, si dhe ka kërkuar dënim për Arben Frrokun, i cili akuzohet për vrasjen e kryekomisarit, Dritan Lamaj.

Gjithashtu Martini ka hetuar bandën e Lushnjes, si dhe ka goditur bandën e Cërrikut.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: anton martinidosje te nxehtaKPK

Të tjera

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri
Aktualitet

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, ku pas më shumë se dy javësh kërkime...

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Para

Sigurim i detyrueshëm i shtëpisë nga tërmeti, zbardhet drafti i qeverisë

Lajmet e fundit

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip